Fatos Nano shtrohet sërish në spital.
Ish-kryeministri është paraqitur në një nga shërbimet spitalore private në Tiranë pas problemeve shëndetësore.
Nano ka pësuar frakturë parciale dhe pas ekzaminimeve të kryera nga ekipi i mjekëve, ditën e sotme pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Gati një vit më parë, ish-kryeministri ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kaloi një kohë të gjatë në spital.
Ai qëndroi disa javë në intubim për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkëri.