8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtrenjtohen shtëpitë me qira dhe për blerje në Shkodër, ja sa shkojnë...

Shtrenjtohen shtëpitë me qira dhe për blerje në Shkodër, ja sa shkojnë çmimet

Numri i lartë i turistëve dhe kërkesat në rritje për shtëpi me qira ditore, Airbnb, ka ndikuar në çmimin e banesave me qira edhe në Shkodër.

Nëse gjatë muajve të dimrit, një shtëpi në qendër të qytetit, për një muaj kushtonte nga 25 – 30.000 lekë të reja, sot, tarifat janë 500-700 euro, raporton Top-Channel.

Në muajin Maj, vetëm në qytetin e Shkodrës dhe në Shirokë – Zogaj, rezultojnë rreth 500 shtëpi të lëshuara me qira ditore për turistët.

Rritje kanë pësuar edhe çmimet e banesave për shitje.

Të huajt po kërkojnë të blejnë në Shkodër ndërsa gjatë viteve të fundit, janë shkodranet që banojnë në Tiranë që duan një shtëpi edhe në qytetin e tyre të lindjes.

LEXO EDHE: Pse Sigurimi i Shtëpisë në SIGAL UNIQA?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat