7.5 C
Tirana
Thursday, December 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtrëngata shiu dhe reshje dëbore/ Si parashikohet moti për nesër

Shtrëngata shiu dhe reshje dëbore/ Si parashikohet moti për nesër

Për ditën e nesërme, e enjte 5 dhjetor, mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Lokalisht reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa në zonën e juglindjes reshje të dobëta dëbore në lartësitë mbi 1200 metër.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 4-12 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 2 deri në 6°C
  • në zonat e ulta   6 deri në 14°C
  • në zonat bregdetare 10 deri 14°C

LEXO EDHESiguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat