11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtohet sëmundshmëria në vend, shtrimet në spitale rriten me 10%/ Koha të...

Shtohet sëmundshmëria në vend, shtrimet në spitale rriten me 10%/ Koha të kthejmë sytë nga sigurimet private

Barra e sëmundjeve ka qenë më e lartë vitin e kaluar, teksa të dhënat zyrtare tregojnë për zgjerim të sëmundjeve kronike dhe shtrimeve në spitale.

Të dhënat zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor tregojnë se për vitin 2023, numri total i shtrimeve për të gjithë spitalet e kontraktuara ishte 307,808 pacientë, 29,927 pacientë ose 10% më shumë se në vitin 2022.

Nga ky numër,

  • në Spitalet Universitare janë shtruar 169,608 pacientë,
  • në Spitalet Rajonale janë shtruar 110,506 pacientë
  • Në ato bashkiake janë shtruar 27,694 pacientë.

Nga totali i shtrimeve në spitalet publike dhe ato private me të cilat shteti ka kontratë për disa shërbime, Qendra Spitalore “Nënë Tereza” përballoi 40% të fluksit.

Me numrin më të lartë të shtrimeve në Spitalet Rajonale rezulton Spitali Rajonal Vlorë, i ndjekur nga Spitali Rajonal Shkodër dhe Spitali Rajonal Durrës.

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT) përballon mbi 40% të shërbimit spitalor në rang kombëtar po merr vetëm 23% të fondit për spitalet. Por nga ana tjetër, QSUT përballon gati gjysmën e volumit të punës që ofrojnë spitalet tona publike në rang vendi.

SIGURIMI PRIVAT I SHËNDETIT

Shqipëria është plot me spitale, klinika dhe laboratorë privatë, por qytetarët e Shqipërisë  vazhdojnë të paguajnë fatura për shërbimet mjekësore në këto institucion.

Çmimet janë të shtrenjta, por me e shtrenjtë është jeta.

Por sot mund të sigurohet duke mos qenë i detyruar të paguajë faturat spitalore në rast nevoje. Dhe kjo është shumë e thjeshtë dhe shumë ekonomike me primet e sigurimit që janë 100 deri 500 herë më të ulët se përfitimi.

Për shembull: Një ndërhyrje kirurgjikale në zemër apo në kokë mund të kushtojë edhe 50,000 Euro, ndërsa siguracioni vjetor kushton vetëm 200-500 Euro.

Përfitimet kryesore të Sigurimit Privat të Shëndetit:

  • Diagnostikim më të shpejtë
  • Trajtim nga mjekë profesorë të fushës
  • Zgjidhni midis një rrjeti të gjerë spitalesh dhe klinikash private
  • Trajtim mjekësor në klinikat dhe spitalet më të specializuara në të gjithë Europën dhe jo vetëm…

Cilat janë alternativat e Sigurimit Privat të Shëndetit?

SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, ofron paketa sigurimi individuale dhe familjare dhe paketa sigurimi për punonjësit e kompanive.

Ato ofrojnë mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore, duke filluar nga: check up-i vjetor; trajtimet spitalore; trajtimet ambulatore; ilaçe; kujdesin për sytë dhe dhëmbët; ndjekje të shtatzanisë etj.

Aplikoni tani online KËTU dhe zgjidhni mbulimet që doni me SIGAL UNIQA që mundëson produkte sigurimi shëndetësor të personalizuara për çdo klient, në varësi të nevojës dhe buxhetit që ai/ajo ka.

LEXO EDHE: Reflektim në shtëpinë e “Big Brother Vip”

SIGAL ishte kompania e sigurimeve që, përmes “UNIQA Insurance Group”, solli për herë të parë në Shqipëri Sigurimin Privat të Shëndetit.

Ndërsa sot, me produkte si “Jetë Plus”, “Sigurimi anti Tumor”, “TeleShëndet” apo Kartat e Shëndetit është kthyer në një prej kompanive më novatore në vend dhe më e preferuara për ti besuar shëndetin e vetes, familjes apo punonjësve në rastet e bizneseve.

SIGAL UNIQA, përveç produkteve të saj unike në treg, dëshiron që çdo përvojë e juaja të jetë jo vetëm e thjeshtë, por gjithashtu e mbushur me privilegje, udhëzime dhe mundësi në përputhje me nevojat, kërkesat dhe pritshmëritë tuaja.

LEXO EDHE: “Jetojmë më mirë së bashku”/ Sigurimet e Shëndetit, SIGAL UNIQA lidere në treg. Besimi i klientëve gjithmonë e në rritje

PAVARËSIA DHE MBROJTJA QË OFROJNË SIGURACIONET

Siguracionet e bëjnë qytetarit të pavarur, me personalitet dhe të mbuluar financiarisht në çdo lloj situate.

Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar shëndetin dhe për çdo paraqitet menjëherë atje pa patur nevojë të kërkojë diku borxh, të marrë kredi në bankë apo të interesohet se kush është ministri apo drejtori…

Edhe ne, nëse duam që të jemi pjesë e Bashkimit Europian, fillimisht duhet të mësojmë ti bëjmë siguracionet pjesë të kulturës tonë.

Përfitimet nga sigurimet janë të njëjta, si në Kosovë, si në Shqipëri ashtu edhe në Europë e SHBA pasi kontratat e sigurimit janë të njëjta.

Por ndryshimi është se ata e kanë kulturën e sigurimeve dhe nuk mund ta mendojnë dot jetën e tyre pa një sigurim shëndeti.

Siguroni shëndetin tuaj dhe të familjes tuaj dhe në rast të papriture mos mendoni se ku do të gjeni paratë për kurim por si të luftoni sëmundjen!

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat