5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtohen të rinjtë e përfshirë në aksidente

Shtohen të rinjtë e përfshirë në aksidente

Një 8-vjeçare nga Sllovakia humbi jetën pasditen e së dielës në segmentin Maminas-Gjiri i Lalzit, teksa u godit nga një automjet që drejtohej nga një 18-vjeçar, i cili sapo kishte marrë lejen e drejtimit.

Vetëm pak orë më vonë një 18-vjeçar tjetër u bë protagonist i një tjetër aksidenti rrugor, kësaj here në Korçë, ku mbetën të plagosur 4 persona.

Raste këto që konfirmojnë trendin rritës të aksidenteve nga drejtuesit e rinj të automjeteve.

“Të rinjtë nën 24 vjeç janë ndër grupmoshat që përfshihen më shumë në aksidente rrugore. Të dhënat zyrtare tregojnë se nga janari deri në maj, 127 aksidente kanë ndodhur për shkak të tyre, 44% më shumë sesa po e njëjta periudhë e një viti më parë”, thuhet në raportin më të fundit nga INSTAT.

Eksperti rrugor Fatmir Hasho sheh si shqetësuese neglizhencën e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Përdorimi i celularit është bërë një nga të këqijat më të mëdha në drejtimin e mjetit. Sa i përket rregullave të tjera, është thjesht jo se nuk i dinë, po nuk duan t’i zbatojnë. E tejkalojmë, e shohim vijën e ndarjes së korsive të pandërprerë dhe parakalojnë”.

Sipas të dhënave të DPSHTRR nga qershori i vitit 2022 deri në korrik 2024, vetëm 167 persona e kanë rifituar lejen e drejtimit nga 1,295 të rigjestruar në autoshkollë për shkak të heqjes së pikëve të patentës.

“Shikoj një problem disa fishe, që nga DPSHTRR që duhet të rrisë kërkesën sidomos në pjesën e praktikës, ku unë mendoj se ka një mangësi në përgatitjen e drejtuesve të rinj”.

Sipas ekspertit shërbimet e Policisë Rrugore duhet të jenë të fokusuara tek grupmoshat e reja.

“Nga 18-21 vjeç detyrimisht duhet të bëjmë standardet e Europës duhet të kemi një kontroll të shtuar ndaj tyre. Jemi në prag të një sezoni turistik që parashikohet me një numër të shtuar mjetesh. Njerëz që kanë të njëjtën shkelje disa herë, ndoshta duhet rritur dhe pak masa e gjobës.”

Vetëm përgjatë vitit të shkuar 248 të rinj nën 24 vjeç janë përfshirë në aksidente rrugore.

Sipas INSTAT, në periudhën janar-maj 2024, në Shqipëri janë regjistruar 626 aksidente, afro 47% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga këto, 63 persona kanë humbur jetën ndërsa afro 800 kanë mbetur të plagosur.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat