Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më të përhapura dhe me numrin më të lartë të vdekjeve.
Mjeku pneumolog Arben Tanka thotë se pacientët paraqiten te mjeku në fazën e tretë ose të katërt të sëmundjes.
“Sfidë është që të kapet në fazat më të hershme. Pjesa më e madhe e njerëzve vijnë në fazën e tretë apo të katërt dhe 1-3 vite që ka qënë atje, pacientët nuk e kanë kuptuar,” tha mjeku.
Duhani dhe ndotja e ajrit janë arsyet kryeore të shfaqjes së kësaj sëmundje. Pas viteve 90’ kur përdoruese të duhanit u bënë edhe gratë, është vënë re një rritje e rasteve mes tyre.
LEXO EDHE: “Merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”/ ‘Sigurimi anti Kancer’, risia më e fundit nga SIGAL UNIQA
“Pas viteve ’90 duhanpirja është përhapur edhe në gjininë femërore dhe ka sjellë nëj kancer të mushkërive tek gratë që dikur ka qënë i rrallë,” tha ai.
Ndryshimi i kollës është shenja e parë që duhet të shqetësojë një qytetar, sidomos kur shoqërohet me sekrecione apo edhe gjak.
“Nëse është një kollë e mëngjesit me pak gëlbazë, ajo mund të vazhdojë të jetë një kollë dhe gëlbaza fillon të shtohet dhe është me rrema gjaku ose me gjak gjatë kollitjes, kjo është shenjë që ti drejtoheni mjekut,” tha ai.
Diagnostikimi i hershëm, mund të shpëtojë jetë.
“Një terapi e përqëndruar tek qelizat kancerogjene, ka fillur të futet në protokolle dhe ka trajtim,” tha mjeku.
Më së shumti, tumori në mushkëri shfaqet te personat mbi 50 vjec.