Pak ditë më parë një banesë u shkrumbua nga flakët, por pronari nuk mundi të përfitonte nga sigurimi i plotë i saj.
Kredimarrës në një bankë të nivelit të dytë në vend, pronari nuk mundi ta përfitojë vlerën e dëmit në pronën e tij.
700 banesa digjen çdo vit dhe gjithnjë e më tepër, në rastet e apartamenteve të blera me kredi bankare vërehet një fenomen më shumë se sa i çuditshëm: sigurohet banka, por jo prona.
Në rastin konkret, prej vitit 2012, pas marrjes së një kredie për blerjen e shtëpisë, pronari i apartamentit kishte siguruar vetëm kredinë bankare. 21 milionë Lekë të vjetra.
Në këtë mënyrë ai kishte siguruar vetëm riskun e bankës, duke e deleguar atë te siguruesi.
Për riskun e pronës së tij, që rëndonte mbi vetë atë, nuk pati menduar.
Pas 14 vitesh, duke shlyer rregullisht këstet e kredisë, pasi mbeteshin vetëm 200 mijë Lekë të reja si vlerë kredie e papaguar, shtëpia përballet me flakët.
Flakët, siç u raportua edhe në media, shkrumbuan të gjithë pronën.
Kredia e shtëpisë ishte siguruar, por shtëpia si pronë jo.
Fatkeqësisht, ngjarja nuk është e veçuar.
Çuditërisht, për shkaqe të paqarta, vërehet tendenca e ta siguruarit kredinë në bankë, por jo pronën e blerë me kredi.
Edhe kjo ngjarje përforcoi qartë këtë mesazh: sigurimi për kredinë nuk është njësoj si sigurimi për pronën.
Sigurimi i kredisë bankare, pa siguruar pronën për të cilën ke marrë kredinë, është sigurim i paplotë, i papeshuar, i pastudiuar mirë.
Nëse banesa e shkrumbuar nga flakët do të ishte siguruar me vlerën e plotë të saj, pronari do të kishte mundësi të rindërtonte jetën e tij brenda pak ditësh duke u zhdëmtuar në vlerën e plotë të dëmit.
700 banesa digjen në vit.
Një pjesë e madhe e tyre bëjnë të njëjtin gabim. Maksimalisht, në qendrat kryesore urbane, banesat sigurohen për 1 euro metri katror.
Në periferi kushtojnë edhe disafish më lirë. Vetëm 1 euro për metër katror në vit dhe brenda 10-15 ditësh nga dorëzimi i plotë i dokumentacionit, SIGAL merr përsipër pagesën e të gjithë vlerës së dëmit.