Rastet e zjarreve në prona, qofshin banesa apo biznese, janë rritur shumë kohët e fundit, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme.
Urbanizimi i shpejtë i zonave të banuara, ka bërë që rreziku i përfshirjes së më shumë shtëpive në eklavën e zjarrit të jetë i madh.
Me sezonin e zjarreve që afrohet sërish së shpejti, ekspertët e sigurisë nga zjarri rekomandojnë që pronarët e shtëpive të ndërmarrin veprime tani për të mbrojtur shtëpitë e tyre nëpërmjet një praktike të njohur si forcimi i shtëpisë, e cila krijon një perimetër të mbrojtur rreth pronës suaj.
Më poshtë gjeni 7 këshilla për të mbrojtur shtëpinë tuaj
- Pastroni mbeturinat. Hiqni çdo material të djegshëm në largësi deri në 10 metra nga shtëpia juaj, duke përfshirë gjethet, grumbujt e druve, ose degët e rrëzuara dhe mbajeni këtë hapësirë të pastër gjatë gjithë vitit.
- Shmangni materiaet lehësisht të djegshme në oborrin tuaj. Kositni barin tuaj shkurt (nën 10 centimetra) dhe mbajini pemët të prera të paktën dy metra mbi tokë. Merrni në konsideratë alternativat si kopshte shkëmbore, shkurre vendase, me lartësi të ulët.
- Kontrolloni çatinë dhe ulluqet. Filloni të përdorni materiale si pllakat metalike apo beton, një çati prej kallaji. Pastroni të gjitha mbeturinat dhe gjethet nga çatia , qepalla dhe ulluqet gjithashtu.
- Instaloni mur anësor rezistent ndaj zjarrit. Shumica e mureve të shtëpisë janë prej druri ose vinili, i cili është shumë i djegshëm. Në vend të kësaj, merrni parasysh llaçin, tullën ose çimenton.
- Përmirësoni dritaret tuaja. Rreziku më i madh për dritaret tuaja është prushi që fluturon duke ndezur vatra të reja. Vendosni në përdorim dritare me korniza metalike që të bllokojnë prushin.
- Pastroni edhe bodrumet e shtëpisë nga lëndët lehtësisht të djegshme.
- Pastroni ndërtesat shtesë. Mbroni kasollet, garazhet dhe ndërtesat e tjera shtesë me të njëjtën hapësirë rrethuese si shtëpia juaj. Shmangni ruajtjen e kimikateve të ndezshme në këto hapësira. /SIGAL UNIQA
LEXO EDHE: Digjen plotësisht dy banesa në Gjirokastër/ Ja e vetmja mënyrë që dëmet të mos i paguajmë nga xhepi