Në një kohë kur rreziqet si përmbytje, stuhi, tërmete, zjarre etj, vetëm shtohen, sigurimet marrin tjetër vlerë dhe rëndësi duke shërbyer si një mburojë kundër ngjarjeve të papritura aksidentale dhe duke na dhuruar qetësi mendore, duke ditur se jemi të mbrojtur.
Mbrojtja e asaj që kemi ndërtuar me shumë mund
Jeta është e pa parashikueshme dhe asnjë prej nesh nuk e njeh të ardhmen. Sigurimi luan një rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë financiare në rast të një aksidenti apo ngjarjeje të papritur që mund ta na dëmtojë banesën, aq të rëndësishme për secilin prej nesh.
Çfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë?
Sigurimi i shtëpisë përfshin disa lloje mbulimi.
MBULIMIN E BANESËS: E gjithë ndërtesa dhe të gjitha punimet me mure e me dritare, duke përfshirë edhe dritaret e bravat, si dhe themelet e bodrumeve;
MBULIMIN E ORENDIVE: Gjërat tuaja “Mobiljet, orenditë, pajisjet, rrobat e çdo gjë që shërben për përdorim në shtëpi, për përdorim personal dhe për përdorim zyre private”);
Dëmet e mbuluara
Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:
– Zjarrit
– Rrufesë
– Eksplozionit
– Rënia e objekteve fluturuese nga lart, etj.
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
– Tërmeti
– Breshëri
– Përmbytja
– Stuhia, etj.
Sa kushton të sigurosh shtëpinë?
Duke nisur nga vetëm 5,000 lekë në vit.
Benefitet e Sigurimit të Pronës në SIGAL UNIQA
Shërbim Profesional: Stafi i mirëtrajnuar i SIGAL UNIQA, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, është gjithmonë i gatshëm për t’ju asistuar me ndihmë dhe këshillim atëherë kur keni më shumë nevojë
Mbulim i plotë: SIGAL UNIQA bën të mundur që pasuritë tuaja të jenë të mbrojtura nga çdo rrezik i mundshëm.
Trajtim i shpejtë i dëmeve: Procesi i trajtimit të dëmeve është i thjeshtë dhe i shpejtë, duke bërë kështu që edhe pagesa e dëmit në llogarinë tuaj të bëhet në një kohë rekord.
Blerje online: Mundësi e blerjes online së policës së sigurimit, kudo që ndodheni, vetëm me disa klikime në sigal.com.al.
Mundësi shtesë: Bashkë me Sigurimin e Pronës, në SIGAL UNIQA mund të blini edhe “Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të treta (fqinjve) dhe shërbimin “TeleShëndet” për të patur mjekun kudo dhe kurdo me vete. Por edhe të përfitoni nga ofertat e vazhdueshme të kompanisë.
Mos harrojmë! Sigurimi nuk është vetëm një shpenzim, por një investim në sigurinë dhe mirëqenien e së ardhmes sonë.
Për më shumë informacione, mos ngurroni të kontaktoni për t’ju orientuar drejt zgjidhjes më të përshtatshme për ju.
Whatsapp: 0686062829
e-mail: [email protected]
LEXO EDHE: Sigurimi i Pasurisë/ Raporti i AMF për 9-mujorin: SIGAL UNIQA, më e besuara në treg