Shtatë kompanitë e mëdha të teknologjisë amerikane kanë një problem të përbashkët: vlerat e kompanive të larta, fitimet me rënie.
Sipas S&P 500 mesatarja historike e raportit vlerë kompanie-fitime është 19, ndërsa e tanishmja 22.
Shtatë të mëdhatë e teknologjisë amerikane, me këtë raport, kanë një telash të madh.
“Amazon”, “Apple” dhe “Microsoft”, kanë vlera tregu që janë rreth 30 herë më të mëdha se fitimet e tyre reale, për “Nvidia” ky raport është 34, ndërsa për “Tesla” shkon në 118.
Vlerësimet e larta janë të kuptueshme për kompani që ngjallin besimin se pritet të ruajnë ritme të larta fitimi.
Gjigantët e teknologjisë në SHBA e ofronin këtë bindje. Kjo deri pak kohë më pare.
Fitimet e ardhshme janë gjithmonë të pasigurta – në mënyrë të veçantë për firmat që varen nga inovacioni teknologjik.
Pse? Sepse çmimet e aksioneve të tyre varen shumë nga e ardhmja. E ardhmja sot paraqet më shumë të panjohura. Të panjohurat ushqejnë pasiguri.
Rritja e fuqishme e fitimeve të këtyre kompanive nuk do të zgjasë pafundësisht.
Nga viti 2019 deri në fund të 2024-s, fitimet e përbashkëta janë rritur me një ritëm vjetor prej 41%, ndërsa për 2025 analistët parashikojnë 34%.
Por prej shtatë tremujorësh, ritmi i rritjes ka ardhur në rënie.
Ky, sipas “The Economist” mund të sinjalizojë një ngadalësim ekonomik për to, çfarë i jep përgjigje edhe luahtjes së besimit të investitorëve në bursa.