10.5 C
Tirana
Monday, February 2, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët sigurojnë vetëm 11,463 Lekë ose 118.66 euro për frymë, penetrimi 1.11%...

Shqiptarët sigurojnë vetëm 11,463 Lekë ose 118.66 euro për frymë, penetrimi 1.11% në raport me GDP

Kultura e ulët e sigurimeve në vend shprehet edhe në shifra konkrete.

2 ditë më parë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi raportin vjetor të tregut të sigurimeve në vend.

Sipas këtij raporti, 27,090,000,000 Lekë ishte totali i vëllimit bruto të tregut të siguracioneve, jetë dhe jo jetë të marrë së bashku, që për një popullsi 2363314 banorë, nënkupton 11,463 Lekë siguracione për frymë, ose 118.66 euro.

Nga këto, 10,432 Lekë shkojnë për sigurime të jojetës dhe 1,030 Lekë, për sigurime të jetës.

Evolucioni i mesatares për frymë ka ruajtur trendin rritës, edhe pse pakrahasueshmërisht me Evropën Perëndimore.

Në vitin 2015 paguhej 4880 ALL/frymë, në vitin 2016 paguhej 5,345 ALL/frymë, në vitin 2017 paguhej 5,631 ALL/frymë, në vitin 2018 paguhej 5,898 ALL/frymë, në vitin 2019 paguhej 6,155 ALL/frymë, në vitin 2020 paguhej 5,836 ALL/frymë, në vitin 2021 paguhej 6,809 ALL/frymë, në vitin 2022 paguhej 7,532 ALL/frymë, në vitin 2023 paguhej 8,293 ALL për frymë, në vitin 2024 paguhej 10251 ALL/frymë ndërsa në vitin 2025 shifra u rrit në 11463 ALL për frymë.

Me 332.7 milionë dollarë prime vjetore, përballë një GDP-je 29.94 bilionë dollarë si ajo kombëtare, penetrimi i sigurimeve në ekonominë vendase regjistrohet 1.11%, që nënkupton 5-6 herë më pak se normalja.

Në vitin 2024 norma e penetrimit në vendet e OECD ishte 6.2%, 5.4% ishte mesatarja e të gjitha vendeve raportuese,

Ajo ishte 1.1% në Rumani dhe veçanërisht i ulët në vendet e Amerikës Latine, si Paraguai (1.2%), Guatemala (1.4%), Nikaragua (1.5%) dhe Bolivia (1.6%).

33% shkon në Luksemburg, mbi 10% në SHBA, Suedi, Mbretëri të Bashkuar, Irlandë, Danimarkë dhe Francë, mbi 5% në Hollandë, Japoni, Belgjikë, Kanada, Itali, Zvicër, Gjermani dhe Norvegji.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat