Shqiptarët po investojnë për të “pleqëruar me dinjitet”.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, numri i anëtarëve në skemën e pensioneve private vullnetare në fundin e vitit 2021 arriti në mbi 33,500 anëtarë, duke u rritur me më shumë se 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas AMF, vlera e aseteve në skemat private të pensioneve arriti në 4.58 miliardë lekë nga 3.6 që ishte në dhjetorin e vitit të shkuar, duke u rritur me 27%.
Lexo edhe: Si të marrim 2 pensione në pleqëri
Shqiptarët të orientohen drejt skemave private të pensioneve
Këshilltari i Përgjithshëm pranë Fondit të Pensioneve Private SIGAL, z.Naim Hasa tregon se çfarë duhet bërë për përmirësimin e skemës në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të marrin jo vetëm pensionin shtetëror në moshën e tretë.
“Ajo që të ofron sistemi i sigurimeve shoqërore nga viti në vit kanë ardhur duke u përkeqësuar si rrjedhojë i një fenomeni mbarëkombëtar, mbarëbotëror mund ta quajmë që është rënia e ritmit të lindjes, rritja e jetëgjatësisë por edhe për Shqipërinë një fenomen shumë i zhvilluar kohët e fundit, emigracioni. Veçanërisht emigracioni i moshave të reja.
Këto situata kanë shtruar nevojën e reformimit të sistemit të sigurimeve shoqërore. Një nga sistemet që po vendoset sot në Europë e më gjerë është sistemi i alternuar i pensioneve, me dy komponentë të rëndësishëm: një sistem bazë, publik, i konsoliduar dhe një sistem privat, i zhvilluar, i detyrueshëm për brezin e ri dhe vullnetar për ato kategori e për të gjithë personat që dëshirojnë të kenë një jetë të qetë financiare në moshën e tretë”.
Shembulli më i mirë për këtë është ajo çfarë ka bërë para disa vitesh shteti ynë fqinj, Maqedonia e Veriut.
“Ndarja e këtij kontributi shoqëror kërkon që ky kontribut të ndahet në dy pjesë: kontribut shoqëror që shkon për të financuar skemën e sigurimeve shoqërore shtetërore dhe një kontribut individual, vetëkapitalizues i cili shkon për të paguar kontributet dhe fitimet që ti ke realizuar nga sistemi privat i pensioneve.
Për shembull, Maqedonia, para 10 vjetësh, bëri këtë reformë. Pra, futi në sistemin e përgjithshëm të pensioneve edhe pensionet private, vetëkapitalizuese.
Kontributin e sigurimeve shoqërore Maqedonia e ka 21%, Shqipëria e ka 21.6%. Ndau nga skema e sigurimeve shoqërore 7% që e kaloi në skemën e pensioneve private dhe 14% i la në skemën shtetërore. Pra çdo njeri derdh dy kontribute, një në skemën shtetërore dhe një në skemën individuale, private. Dhe kur dalin në pension do të marrin dy pensione”.
Fondi SIGAL, më i madhi në Shqipëri
Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, publikoi mesditën e sotme raportin mbi tregun e Pensioneve Private Vullnetare gjatë vitit 2021.
Mes katër Fondeve që zhvillojnë aktivitetin në Shqipëri, fondi që ka fituar më shumë besimin te qytetarët rezulton Fondi SIGAL i cili ka edhe numrin më të lartë të aseteve, 2.043.93 milionë lekë duke zenë kështu edhe rreth 45% të tregut.
Po përse shqiptarët kanë zgjedhur masivisht Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL?
Ja avantazhet:
- Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.
- Lider ne tregun e pensioneve private duke zotëruar rreth 45% të tij
- Një zgjedhje dhe zgjidhje e sigurt në një moment mjaft të rëndësishëm të problemeve që po përballet sot sistemi i pensioneve në Shqipëri.
- Mundësia për një alternative të qetë dhe të garantuar në moshën e tretë.
- Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.
- Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.
- Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.
- Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.
- Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.
- Në rastet kur kontributi paguhet në një monedhë tjetër, shuma e paguar konvertohet në monedhën lekë me kursin zyrtar të konvertimit valutor, të asaj dite kur bëhet pagesa.
- Kontributi për pension mund të paguhet në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore dhe vjetore.
- Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme ‘single payment’.
- Asetet e Anëtarëve : (më datë 30.09.2021) 1,880,418,707 Lekë
- Ju pajis me Kartën e Anëtarësimit që në momentin e nënshkrimit të kontratës.
- Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt.
16. Investimet e Fondit bëhen në instrumenta me kredibilitet të fortë, të llojeve dhe karakteristikave të ndryshme dhe mbi bazën e parimit të ruajtjes së nivelit të mjaftueshëm të likuiditetit.
- Kontributet dhe fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të Fondit nuk i nënshtrohet tatimit për aq kohë sa anëtari është pjesë e tij. Kur anëtari tërhiqet atëhere aplikohet tatimi mbi të ardhurat personale.
- Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e:
a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar trashëgimie; e) Pagesa të parakohshme.
- Masa e pensionit do të varet nga shuma e kontributit të përmuajshëm që ju do të vendosni për të kontribuar.dhe nga investimi i tij.
- Si anëtarë të Fondit ju do të jeni të lirë të zgjidhin mënyrën e tërheqjes së aseteve nga llogaria juaj personale në tre forma:
a) në mënyrë të menjëhereshme; b) në mënyrë periodike si pension; c) në mënyrë të parakohshme.
- Pensioni paguhet në bankën ku keni llogarinë tuaj.
- Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.
- Si anëtar ju do të keni gjithashtu të drejtën, që në çdo kohë, të transferoni asetet tuaja nga një fond pensioni në një tjetër, i cili administrohet nga e njëjta ose nga një shoqëri tjetër administrimi.
- Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.
- Fondi vepron me ndershmëri, kujdes dhe profesionalizëm, në zbatim të kuadrit ligjor ekzistues dhe praktikave më të mira.
- Mbikqyret nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF).
- Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar në: https://fondisigal.com.al/llogarit-pensionin/
- Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al
- Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL vepron me integritet, kujdes dhe profesionalizëm, në zbatim të kuadrit ligjor ekzistues dhe praktikave më të mira.
Lexo edhe: VIDEO/ Çfarë ndodhi në “Fiks Fare”? Moderatorët lenë emisionin për të shkuar te Fondi SIGAL
Megjithëse numri i kontribuuesve vijon të rritet, pavarësisht edhe pandemisë, aktualisht më pak se 3% e numrit total të të punësuarve në Shqipëri, investojnë në një fond pension privat.