14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët më pak para fizike, më shumë blerje online

Shqiptarët më pak para fizike, më shumë blerje online

Ndonëse të prapambetur krahasuar me popujt e rajonit e Europës, edhe shqiptarët po i largohen parasë fizike e po kryejnë më shumë blerje me kartë.

Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e dytë, numri i transaksioneve nëpërmjet kanaleve digjitale i kaloi 2.5 milionët, duke u rritur ndjeshëm krahasuar me harkun e muajve janar-mars të këtij viti.

Zhvillimi me hapa të shpejtë i teknologjisë dhe përdorimi masiv i internetit ndërsa ndryshoi edhe sjelljen e bizneseve shqiptare përballë klientëve.

Kalimi i shpejtë nga blerjet tradicionale në dyqanet fizike drejt atyre përmes një celularit do të kërkonte shumë vite në një situatë normale. Por për shkak të pandemisë COVID-19, sot, shumë biznese e kanë kthyer në formën më të përhapur të shitjes së produkteve.

Nismëtare e kësaj risie për tregun e sigurimeve ishte kompania më e madhe e kësaj industrie në vend, SIGAL UNIQA Group Austria, e cila tashmë mundëson që siguracioni që të nevojitet të mund ta blesh online, pa qenë nevoja të shkoni në një zyrë të kompanisë.

Doni të shkoni me pushime jashtë Shqipërisë dhe duhet të pajiseni me siguracionin “Shëndet në Udhëtim”? Ju ka mbaruar siguracioni i makinës?

Doni të rinovoni sigurimin e shtëpisë apo po vini me pushime në Shqipëri dhe nuk doni të prisni në rradhë për policën kufitare?

Jeni në shtëpi, punë, në kafe… Hyni tani  www.sigal.com.al ku ju pret një gamë e konsiderueshme produktesh që mund të blihen ONLINE, thjesht, shpejt dhe sigurt.

Gjithashtu, SIGAL ONLINE ju ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Edhe Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL, pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria, ofron mundësinë që në rast se dëshironi të kontribuoni për një pension të dytë në pleqëri, nuk e keni më të nevojshme të paraqiteni në një zyrë fizike për tu anëtarësuar.

Duke vizituar websiten-n e Fondit SIGAL dhe duke klikuar në linkun: https://fondisigal.com.al/anetaresohu/  ju mund të aksesoni plotësimin online të formularit të anëtarësimit. Kjo ju kursen kohë dhe para.

Për SIGAL UNIQA klienti është i pari ndaj është gjithmonë në kërkim të mundësive të reja, të cilat ua bëjnë jetën më të lehtë.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat