14.5 C
Tirana
Friday, October 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreShqiptarët konsumues të mëdhenj/ Sa feta bukë duhet të konsumojmë në ditë?

Shqiptarët konsumues të mëdhenj/ Sa feta bukë duhet të konsumojmë në ditë?

Të dhënat e fundit nga Eurostat tregojnë një fenomen shqetësues për shqiptarët: shpenzimet për bukë dhe drithëra përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre, duke i vendosur këto shpenzime në nivele më të larta se në shumë vende të tjera evropiane.

 

Kjo situatë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetesës dhe shëndetin e popullsisë.

 

Buka ka një rëndësi të veçantë në kulturën shqiptare, e cila shpesh konsiderohet thelbësore në çdo vakt. Kjo ka ndikuar që shqiptarët ta shohin bukën si një nevojë të patjetërsueshme, duke e bërë atë pjesë të pandashme të dietës së tyre.

 

Megjithatë, siç thotë populli, “gjella me kripë e kripa me karar,” prandaj është e domosdoshme që konsumi i bukës të jetë i ekuilibruar dhe me kufi.

 

Sipas ekspertëve të ushqimit, çdo fetë bukë e konsumuar duhet të merret parasysh me kujdes. Racioni ditor i drithërave është i varur nga moshat, gjinia dhe aktiviteti fizik.

 

– Gatë nga 19 deri në 50 vjeç, rekomandohet një konsum prej 6 racioneve drithi në ditë.

 

– Gratë mbi 50 vjeç duhet të konsumojnë 5 racione.

 

– Burrat e rinj (19-30 vjeç) kanë nevojë për deri në 8 racione drithi në ditë.

 

– Burrat nga 31 deri në 50 vjeç duhet të konsumojnë 7 racione.

 

– Burrat mbi 50 vjeç 6 racione.

 

LEXO EDHEGjithmonë një hap përpara/ SIGAL UNIQA sjell në Shqipëri risinë më të fundit mjekësore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat