Të nxitur gjithnjë e më shumë nga fluturimet loë-cost dhe nga zhvlerësimi i euros, shqiptarët që kanë kryer pushimet jashtë vendit gjatë sezonit veror kanë shpenzuar afërsisht 878 milionë euro.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT, të kryqëzuara me të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, tregojnë një trend të qartë të rritjes së shpenzimeve, i cili lidhet ngushtë me mundësitë e reja të ofruara nga biletat ajrore me çmime të ulëta dhe kursin e dobësuar të euros kundrejt lekut.
Sipas statistikave, një qytetar shqiptar ka shpenzuar mesatarisht 380 euro për pushime jashtë vendit ose për shërbime të tjera.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shqiptarët kanë shpenzuar rreth 16 euro më shumë për pushime dhe shërbime të tjera jashtë vendit.
Një tjetër fakt që vlen të theksohet është se 878 milionë euro të shpenzuara përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti përbëjnë gjithashtu shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë.
Ky është një tregues i fortë i rritjes së kërkesës për udhëtime jashtë vendit dhe i stabilitetit të ekonomisë shqiptare, që mundëson një shpenzim më të madh nga qytetarët.
LEXO EDHE: Sa pasagjerë udhëtuan përmes ajrit? Cilës kompanie sigurimi i besohet “Shëndeti në Udhëtim”?