17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët drejt makinave elektrike/ Çdo muaj importohen 6 miliardë lekë automjete

Shqiptarët drejt makinave elektrike/ Çdo muaj importohen 6 miliardë lekë automjete

Qytetarët shqiptarë duket se po ndjekin një trend të ri sa i takon blerjes së automjeteve, duke u orientuar më së shumti drejt atyre elektrike, të cilat edhe pse mund të kenë kosto të lartë fillestare, u kursejnë atyre vlera të konsiderueshme monetare në vijim.

Shkak për këtë është bërë rritja rekord e çmimit të karburanteve gjatë 2022 dhe më pas luhatjet e vazhdueshme në 2023, gjë që i ka bërë bizneset dhe qytetarët që të mendojnë në afatgjatë.

Referuar të dhënave të detajuara nga tregtia e jashtme të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për periudhën Janar-Korrik, vihet re një rritje e konsiderueshme e importit të makinave elektrike, pajisje të makinave elektrike apo edhe pjesë të ndryshme të këmbimit për to.

Në 7 muaj është importuar thuajse dyfishi i sasisë së produkteve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,  me një vlerë prej 42.5 miliardë lekë, vlerë kjo e cila ka ardhur në rritje progresive dhe shënon rekordin e 5 viteve të fundit nëse do të marrim në analizë periudhën janar-korrik nga viti 2019 deri në vitin 2023.

Ethënë ndryshe, për çdo muaj, vlera e automjeteve elektrike të importuara shkon mesatarisht 6 miliardë lekë.

Ajo që vihet re është se importi më i ulët në vlerë dhe sasi shënohet në vitin pandemik 2020 dhe më pas, ndryshimi i çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare dhe në vend, i cili rëndoi ndjeshëm xhepat e qytetarëve shqiptarë, bëri që të ketë një rritje të kërkesës për makinat elektrike.

Përpos qytetarëve, ndër kategoritë e bizneseve që kanë blerë makina elektrike është shërbimi publik i taksive, ku dy vitet e fundit është vënë re rinovim i flotës së kompanive në automjete elektrike, të cilat u japin atyre përfitueshmëri më të lartë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit dhe Transportit Rrugor në 7 muajt e parë të vitit janë regjistruar për herë të parë 874 automjete elektrike dhe muaji Korrik regjistron numrin më të lartë.

LEXO EDHE: “Lëvizim Green”/ SIGAL UNIQA me flotë makinash elektrike: Bashkë për një Shqipëri më të gjelbër

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat