17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria zyrtarisht në SEPA, ulen 5 herë kostot e transfertave

Shqipëria zyrtarisht në SEPA, ulen 5 herë kostot e transfertave

Shqipëria bëhet zyrtarisht anëtare e skemës së tregut unik të pagesave në Euro.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko e cilësoi këtë vendim si tepër të rëndësishëm për qytetarët dhe biznesin shqiptarë ndërkohë që e përafron me standardet dhe parimet europiane.

Në një mesazh të posaçëm, Guvernatori Sejko shpjegon përfitimet konkrete që do të kenë shqiptarët.

Ai theksoi se Banka e Shqipërisë do të lehtësojë këtë proces për të gjitha subjektet që do të aplikojnë për tub ere pjesë e kësaj skeme.

Për këtë vendim, reagoi edhe kryeministri Edi Rama i cili thekson se do të kursehen miliona Euro nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE.

Edi Rama, Kryeministër i ShqipërisëNjë tjetër moment historik, duke dhënë frytin e përpjekjeve të përkushtuara dhe angazhimit të palëkundur nga qeveria, sektori financiar së bashku me partnerët tanë në një përpjekje të pakthyeshme për t’u përafruar në çdo aspekt me standardet dhe parimet evropiane. Nga fjalët tek veprat, integrimi i Shqipërisë në Evropë dhe sjellja e Evropës në Shqipëri.

Shqipëria, është vendi i parë në Ballkanin perëndimor që aplikoi për aderimin në zonën e vetme të pagesave në Euro.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat