Gjithnjë e më shumë Shqipëria po tërheq vëmendjen e të huajve për bukuritë e saj natyrore, por edhe për qytetet historike të saj.
Sezoni turistik në Shqipëri pritet të zgjatet përtej verës, pasi ende vazhdojnë rezervimet në strukturat hoteliere nga turistë të huaj të cilët po vijnë nga çdo vend i botës.
558 turistë të huaj kanë mbërritur dje në Portin e Durrësit me korçierën “Seven Seas voyager”.
Pjesa më e madhe e këtyre turistëve janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kanë vendosur të shpenzojnë disa ditë në Shqipëri për t’u njohur nga afër me historinë dhe natyrën e vendit tonë.
Rreth 20 autobusë janë nisur nga Durrësi me destinacion qendrat historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Tiranës dhe Durrësit.
LEXO EDHE: Mirë se vini në Shqipëri/ SIGAL ONLINE, siguracionet që ju nevojiten në celularin tuaj