14.5 C
Tirana
Friday, October 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria rikthehet në fushë/ Kombëtarja kërkon të “thyej” Gjeorgjinë dhe tabunë Tbilisi

Shqipëria rikthehet në fushë/ Kombëtarja kërkon të “thyej” Gjeorgjinë dhe tabunë Tbilisi

Gjeorgjianët nuk kanë qenë kurrë një kundërshtarë komod për Shqipërinë.

 

Këtë e vërtetojnë edhe statistikat pasi në 16 përballje kemi fituar vetëm 3 herë, ndërsa 9 fitore kanë shkuar për Gjeorgjinë dhe 4 takime kanë përfunduar në barazim.

 

Fatsjellëse janë sfidat e zhvilluara në vendin tonë, pasi të tre fitoret kuqezi janë koleksionuar në përballjet e Tiranës. Por këtë herë, dueli luhet në Tbilisi që është shndërruar në tabu për kuqezinjtë.

 

Edhe bilanci i golave flet në favor të kundërshtarëve të sotëm.

 

Në portën kuqezi janë realizuar 24 gola, kundrejt 13 të Shqipërisë. Pas tre xhirove takimeve të para, Gjeorgjia kryeson me 6 pikë, ndërsa kombëtarja jonë numëron 3 pikë.

 

“Djemtë” e Sylvinhos nuk do të zbresin në fushë jo vetëm për fitore, por edhe për të përmirësuar statistikat. Një ndeshje në të cilën Gjeorgjia duket paksa më e favorizuar, pas asaj fitoreje me Çekinë.

 

Gjithsesi me brazilianin në stol, kuqezinjtë kanë arritur të thyejnë rekorde dhe mposhtin kundërshtarë që nuk ndodhte prej shumë vitesh.

 

Gjeorgji-Shqipëri starton sot në ora 18:00.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat