14.5 C
Tirana
Thursday, December 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria pret në 2025 Konferencën Vjetore të IAIS, eventi më i rëndësishëm...

Shqipëria pret në 2025 Konferencën Vjetore të IAIS, eventi më i rëndësishëm në fushën e sigurimeve

Shqipëria do të mikpresë në vitin 2025 për herë të parë Konferencën Vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS), eventin më të rëndësishëm global në fushën e sigurimeve, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues nga mbi 150 autoritete mbikëqyrëse dhe rregullatore, si dhe përfaqësues të industrisë së sigurimeve.

Në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore të IAIS-it, zhvilluar më 5 dhjetor 2024 në Cape Town, drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit, znj. Mimoza Kaçi, prezantoi platformën dhe vizionin e Autoritetit për organizimin e këtij eventi vitin e ardhshëm në Shqipëri.

Në fjalën e mbajtur Kaçi theksoi se gjatë vitit 2024, bazuar në rekomandimet e ‘Raportit të Vlerësimit të Përputhshmërisë’ të IAIS, janë hartuar dhe propozuar ndryshimet përkatëse, si në ligjin e sigurimeve dhe risigurimeve, ashtu edhe në ligjin për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, me qëllim forcimin e kuadrit ligjor dhe rregullator.

Qëndroj sot përpara jush si dëshmitare e transformimit të jashtëzakonshëm të vendit tim, Shqipërisë, të cilën do ta quaja thesari i vogël në zemër të Europës. Trashëgimia jonë kulturore është po aq e pasur, sa dhe unike. Ne jemi vendi i Nënë Terezës, shpirti i së cilës vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë. Dëshiroj të jemi të gjithë bashkë vitin e ardhshëm për të përjetuar magjinë e vendit, që do të lërë gjurmë dhe do të mbetet gjatë në mendjen tuaj.”

Konferenca Vjetore IAIS 2025, do të mbledhë në Tiranë mbi 500 drejtues të nivelit të lartë nga autoritetet mbikëqyrëse dhe tregu i sigurimeve nga mbarë bota, për të diskutuar mbi zhvillimet dhe sfidat në fushën e sigurimeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat