15.5 C
Tirana
Monday, September 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria “piqet” nga vapa, sa arrijnë temperaturat në fundjavë/ Ndryshimet klimatike, 100...

Shqipëria “piqet” nga vapa, sa arrijnë temperaturat në fundjavë/ Ndryshimet klimatike, 100 mln euro dëm në 10 vite

Shqipëria është përfshirë nga temperaturat e larta, ku në fundjavë do të shënohen edhe disa gradë më tepër. Sipas sinoptikanëve, pritet që kjo valë të jetë e gjatë, por edhe shumë e egër.

Prof. Asoc. Mihallaq Qirjo, drejtuesi i Qendrës Burimore të Mjedisit tregon për SCAN Live mbi ndikimin që sjellin ndryshimet klimatike në ekonomi.

Sipas tij, sektori që preket më tepër është bujqësia, ku thatësira do të sjellë probleme.

Vitet e fundit ndryshimet klimatike janë bërë të zakonshme, ku thatësira ka zgjatur. Periudha të tilla shumë të nxehta kemi patur edhe në muajin Prill, me temepratura mbi mesataren”, thotë Qirjo.

Ndryshimet klimatike sipas Qirjos janë reflektuar edhe në fenomenin e shtimit të përmbytjeve, madje janë po të njëjtat zona që shënojnë edhe temperaturat më të larta.

“Mund të themi që këto ndryshime prekin ultësirën perëndimore në vend, e cila është më e riskuar. Temperaturat 41-43 gradë që do të kemi në fundjavë, bien ekzaktësisht në këtë zonë gjeografike. Lagështia në ajër rritet me 7%. Temperturat e larta do të sjellin 12 gradë mbi mesataren. Pjesa e madhe e popullisë ndodhet në këtë zonë, ndaj dhe risku do të jetë më i madh, prandaj paralajmërimi duhet të merret parasysh dhe të bëhet kujdes”, thekson eksperti.

Por, cili është impakti në ekonomi që sjellin këto ndryshime klimatike?

“Në terma afatgjatë dhe aftashkurtër mbi ekonominë, ndryshimet klimatike sjellin dëm në bujqësi, ku kërkohet ujitje intensive. Rritja e temperturave zvogëlon rendimentin edhe në punë tek njerzit.  Mund të sjell disa shifra, nga vlerësimi i ndikimit në vitet 2010-2020, dëmi ekonomik në Shqipëri nga përmbytjet është 100 milionë euro, nëse do shkojmë me këto ritme, ndikimi do të jetë shumë më i madh në vitin 2050”.

PSE DUHET TË SIGUROHEMI NGA FATKEQËSITË NATYRORE?

Ky sigurim është i rëndësishëm për disa arsye:

Mbrojtja financiare: Fatkeqësitë natyrore mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në pronën dhe asetet tuaja. Sigurimi ndihmon në zbutjen e ndikimit financiar duke ju mundësuar fonde për riparimin ose zëvendësimin e sendeve të dëmtuara ose të shkatërruara.

Rindërtimi: Fatkeqësitë natyrore shpesh mund të dëmtojnë shtëpi, biznese dhe infrastrukturë. Sigurimi mund të ndihmojë në mbulimin e kostove të rindërtimit dhe riparimeve, duke ju lejuar të rivendosni pronën tuaj dhe të ktheheni në jetën normale më shpejt. Pa sigurimet e nevojshme, barra financiare e rindërtimit mund të jetë dërrmuese.

Qetësia e mendjes: Duke ditur se keni mbulim sigurimi për fatkeqësitë natyrore, ky fakt ju ofron edhe qetësinë mendore pasi nuk do të duhet të mendoni për kostot e dëmeve.

Mbulimi gjithëpërfshirës: Sigurimi i fatkeqësive natyrore përfshin mbulimin për një sërë rreziqesh, duke përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret etj.

Qëndrueshmëria e komunitetit: Mbulimi i gjerë i sigurimit kundër fatkeqësive natyrore mund të kontribuojë në qëndrueshmërinë e komunitetit. Kur individët dhe bizneset kanë mbulim e duhur, ata janë më të aftë për të rikuperuar dhe rindërtuar pas një fatkeqësie. Kjo mund të ndihmojë komunitetet të kthehen më shpejt dhe të minimizojnë ndikimin afatgjatë të fatkeqësive natyrore.

Blini online Sigurimin e Pronës Online KËTU

Cili sigurim mbron automjetin nga fatkeqësitë natyrore?

Sigurimi KASKO është ai sigurim motorik që mbron automjetin tuaj edhe nga fatkeqësitë natyrore.

Llogarit dhe porosit online KËTU

Si partneri i duhur i sigurimeve, SIGAL UNIQA do të jetë në krahun tuaj në mbrojtjen e investimit tuaj më të rëndësishëm.

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat