14.5 C
Tirana
Monday, December 15, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria përplot me aksidente, rastet kur nuk përfitohet dëmshpërblim nga siguracioni i...

Shqipëria përplot me aksidente, rastet kur nuk përfitohet dëmshpërblim nga siguracioni i detyrueshëm

Fundjava e sapo lënë pas, për fatin e keq, ishte e mbushur përplot aksidente. Pyetje të shumta ngrihen, rast pas rasti, se cilat janë parashikimet e përfshirjes apo përjashtimeve për përfitime dëmshpërblimesh nga siguracionet.

Ky artikull do të sjellë rastet kur ekskluzivisht përjashtohesh si drejtues dhe/ose bashkëudhëtar nga e drejta për dëmshpërblim nga siguracioni.

Rasti i parë është kur drejtuesi i mjetit shkaktar të aksidentit nuk përfiton dëmshpërblim nga TPL për dëmet që i shkaktohen atij.

Një tjetër rast i përjashtuar është ai i bashkëudhëtarit, që me vullnetin dhe dijeninë e tij ndodhet në mjetin motorik shkaktar të aksidentit nën drejtim të paautorizuar. E njëjta vlen edhe në rastin kur drejtuesi shkaktar është i pasiguruar.

Personi që ka përvetësuar mjetin motorik në mënyrë të kundërligjshme dhe dëmtohet gjatë përdorimit të këtij mjeti është po ashtu i përjashtuar.

Nëse një person dëmtohet për shkak të përdorimit të një mjeti në ngjarje sportive në rrugë apo pjesë rrugësh, të palejuara për drejtim të mjetit, duke kryer gara shpejtësie, apo nëse dëmtohet për shkak të pasojave të energjisë bërthamore, si edhe për shkak të veprimeve të luftës, revoltave ose akteve terroriste, me kusht që shoqëria e sigurimit të provojë se dëmi është shkaktuar nga ngjarje të tilla, i dëmtuari përjashtohet nga e drejta e dëmshpërblimit.

Disa raste të tjera përjashtimi janë kur drejtuesi nuk e përdor mjetin në përputhje me qëllimin e paradestinuar, kur nuk ka një leje të vlefshme të drejtimit të mjetit motorik, kur drejtuesit të mjetit motorik i është pezulluar leja e drejtimit apo kur drejton nën ndikimin e alkoolit mbi kufirin e lejuar, nën ndikimin e lëndëve narkotike apo psikoaktive.

Afërmendsh që përjashtohet nga dëmshpërblimi rasti kur drejtuesi e shkakton dëmin qëllimisht; kur aksidenti ndodh për shkak të defekteve teknike të mjetit, për të cilat drejtuesi ka qenë në dijeni.

Këto janë rastet e parapara në legjislacionin shqiptar ku drejtuesi apo bashkëudhëtari i tij nuk përfitojnë dëmshpërblim nga siguracioni i detyrueshëm i automjeteve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat