11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore

Siguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore

Ndërkohë që fatkeqësitë natyrore po bëhen gjithnjë e më shumë të rrezikshme për njerëzimin, për shkak edhe të ndryshimeve klimatike, nuk duhet harruar studimi i revistës “Nature” sipas së cilës, Shqipëria është një nga tre vendet evropiane më të rrezikuara nga përmbytjet.

 

Vendi ynë renditet gjithashtu edhe në vendin e 20-të në botë për nga përqindja e popullsisë në rrezik.

 

 

Rreziku që i kanoset Shqipërisë është theksuar edhe në një raport të Bankës Botërore ku thuhet se, fatkeqësitë natyrore në vendin tonë, si stuhitë e forta dhe përmbytjet, po bëhen më të shpeshta, të paparashikueshme dhe të rënda.

 

“Ndryshimet klimatike pritet të rrisin rrezikun dhe intensitetin e përmbytjeve dhe reshjeve, duke çuar në rritjen e rrezikut të humbjeve të jetës, dëmtimit të pronave dhe infrastrukturës nga përmbytjet e drejtpërdrejta dhe/ose rrëshqitjet e dheut dhe erozioni i tokës”.

 

Sigurimet në rritje, por jo atje ku do duhej

 

Edhe pse tregu i sigurimeve në Shqipëri ka ardhur në rritje të vazhdueshme, duke rritur edhe vlerën e dëmeve të paguara, niveli mbetet ende shumë i ulët. Shqipëria vijon të jetë vendi me penetrimit më të ulët të sigurimeve për frymë.

 

Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, gjatë 9-mujorit të këtij viti, në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, vihet re një rritje prej 3.43% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.09% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën  janar – shtator 2023. Por ende larg asaj që do dihej të ishte.

 

Për t’u theksuar është fakti se ky volum kontratash i dedikohet kryesisht sistemit bankar, i cili vë kusht Sigurimin e Pronës nga fatkeqësitë për miratimin e kredive.

 

Roli i shtetit

 

Qytetarët nuk i sigurojnë pronat e tyre masivisht, siç ndodh kudo në Evropë apo botë, për shkak se ata presin nga qeveria ti mbështesë në rast fatkeqësie.

 

Kjo “edukatë”, e rrënjosur thellë tek qytetarët (edhe për shkak të së kaluarës komuniste) bën që kjo të shihet si një detyrim që ka qeveria në raste fatkeqësisht.

 

Për shkak të këtij mentaliteti të gabuar kërkohet dëmshpërblim nga shteti sa herë përballemi me ngjarje të papritura natyrore.

 

Kjo qasje e qeverisë ndërhyn drejtpërdrejtë në treg duke dëmtuar ekonominë dhe parimet e tregut të lirë duke e bërë shtetin një operator në kushte jo të barabarta. Pa harruar që kjo ndikon drejtpërdrejt zhvillimin e ekonomik të vendit.

 

Sigurimet, përfitime të shumta për familjet, bizneset dhe qeverinë

 

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

 

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë impaktin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

 

Në rastin e qeverisë: Sigurimi i pronës do të ndihmonte në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë impaktet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

 

Siguracionet që na nevojiten  për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore

 

Ndryshimet klimatike dhe rreziqet që shoqërojnë ato mund të bëhen shkak për dëme në pasuritë tona. Ndaj vlejnë sigurimet, të cilat financiarisht nga këto dëme të papritura.

 

Secili prej nesh ka investuar tek shtëpia, biznesi, automjeti, serat apo fermat të gjitha kursimet e jetës. Prandaj është e rëndësishme që të kuptohet se sa të rëndësishme janë Sigurimet.

 

SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja kompani sigurimesh në Shqipëri që ofron të gjitha klasat e sigurimeve. Ndaj cilido që merret me biznes e gjen veten tek kjo kompani.

 

SIGURIMI I PRONËS

 

SIGAL UNIQA e ofron këtë sigurim për: pasurinë e paluajtshme, e cila përfshin (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik,lëndë e parë, mallrat etj).

 

Çfarë rreziqesh mbulohen?

 

SIGAL UNIQA ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e:

Zjarrit, rrufesë, shpërthimit, përplasjes ose rënies së një avioni dhe pjesëve ose ngarkesës së tij, përmbytjeve, stuhive, vjedhjeve etj.

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/ 

 

Sigurimi nga Ndërprerja e Biznesit

 

Sigurimi i biznesit është për të gjithë sipërmarrësit dhe administratorët e bizneseve të ndryshme pavarësisht llojit dhe përmasave të aktivitetit.

 

Nëpërmjet këtij produkti, SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga Zjarri apo rreziqet shtesë të tij duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse.

 

Në rastet e dëmtimit të pasurisë, Ju duhet të përballoni edhe pasojat që vijnë nga ndërprerja e veprimtarisë ekonomike: mungesa e të ardhurave dhe qarkullimit të parasë.

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

 

Sigurimi KASKO

 

SIGAL UNIQA Group Austria ofron sigurimin vullnetar të automjetit KASKO, i cili mbron makinën tuaj nga dëmet e pjesshme ose të plota që mund ti ndodhin për shkaqe të ndryshme.

 

Çfarë mbulon KASKO?

 

Jashtë territorit të Shqipërisë

 

Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, të gjitha mbulimet e zgjedhura më sipër do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

 

Llogarit Sigurimin KASKO dhe porosit online tani: https://sigal.com.al/merr-cmim

 

Dhe bashkë me “KASKO” SIGAL UNIQA ju ofron edhe shërbimin e Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri dhe ju mundëson një sërë shërbimesh si brenda vendit ashtu edhe në Europë.

 

LEXO EDHE: Më mirë të udhëtosh pa shqetësime/ Rasti i të riut në Greqi, si i erdhi në ndihmë “SIGAL UNIQA Autosos”

 

Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë

 

Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-bujqesise-dhe-blegtorise/

 

Tregu i sigurimeve në Shqipëri tashmë është mjaft i konsoliduar dhe i ofron pronarëve të shtëpive dhe të bizneseve sigurim për katastrofat natyrore me çmim të përballueshëm nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

 

Sigurohuni sot, nesër mund të jetë vonë!

 

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 0686062829

 

LEXO EDHE: Nëse Vlora do të ishte e siguruar/ Ponari: Përgjegjësia, mbi kompaninë e sigurimeve. Dëmshpërblimi i menjëhershëm

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat