5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria në zonën e kuqe për sëmundjet e zemrës/ Fund ankthit dhe...

Shqipëria në zonën e kuqe për sëmundjet e zemrës/ Fund ankthit dhe sakrificave financiare me “Jetë Plus”

Mjekët japin alarmin:15 mijë raste në vit, dominon mosha 40-50 vjeç

Vitet e fundit, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Shqipëria ka hyrë në zonën e kuqe për rastet e shpeshta në popullatë me sëmundje kardiovaskulare.

Mjeku kardiolog Aurel Demiraj thotë për Klan se, 15 mijë persona në vit shfaqin probleme kardiake, që kanë nevojë për hospitalizim dhe ndërhyrje kirurgjikale.

“Shqipëria është pas 30 vitesh me një stil jetese me jetë sedentare, gjë që ka shtuar sëmundshmërinë dhe interventet që ne bëjmë. Dhe në këtë ekuilibër jemi në atë që quhet grupi i tretë i sëmundshmërisë kardiovaskulare. Jemi në grupin e lartë, Shqipëria, Bosnja. Vitin e kaluar në sallën e homodinamikës kanë qenë mbi 6 mijë persona të trajtuar. Mbi 15 mijë pacientë të shtruar në spitale publike”.

Sëmundjet ishemike të zemrës që sipas mjekëve po vihen re tek grupmosha 40-50 vjeç janë ato më shqetësuese.

“Grupmosha më e prekur fatkeqësisht janë moshat e reja, 40-50 vjeç. Po shtohen ndjeshëm sëmundjet në këtë moshë. Flasim për rritje të sëmundjeve ishemike të zemrës. Në 65% të rasteve infarkti i miokardit nuk ka shenja paraprake”.

Sëmundjet bashkëshoqëruese si diabeti dhe hipertensioni, dy prej faktorëve kryesorë të riskut për sëmundjet e zemrës, po njohin rritje në popullatë.

Sipas OBSH, për shkak të sëmundjeve të zemrës, 10 mijë persona çdo ditë humbin jetën në Europë.

Sigurimi “Jetë Plus”

Beteja me sëmundje të tilla është shumë e vështirë. Përveç forcës dhe durimit, ato kërkojnë edhe shumë shpenzime financiare pasi kostot e kurimit janë mjaft të larta.
Për këtë arsye, por jo vetëm, SIGAL UNIQA, kompania lider e sigurimeve, ofron një produkt unik, “Jetë Plus”.

Përmes këtij sigurimi mbulohen shpenzimet mjekësore në rast diagnostikimi me një sëmundje kritike dhe trajtimi në spitalet më të mira brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Jetë Plus” mbulon:

• Trajtimin mjekësor të tumoreve malinje
• Bypass të arterieve koronare
• Ndërrimin dhe riparimin e valvulave të zemrës
• Transplant i organeve dhe indeve të dhuruesve të gjallë (rastet e leuçemisë)
• Neurokirurgjinë (ndërhyrje në kokë dhe në shtyllën kurrizore)

“Jetë Plus” gjithashtu mundëson:

• Opinion të dytë mjekësor për diagnozën e identifikuar nga specialistët më me reputacion në atë fushë
• Përzgjedhje të spitalit më të mirë për diagnozën e identifikuar
• Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nga fillimi deri në fund të trajtimit
• Shpenzimet e të afërmit që shoqëron pacientin dhe shpërblim monetar për çdo ditë qëndrimi, deri në 60 ditë
• Limite të larta mbulimi, deri në 1 milion Euro

Asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë na ka rezervuar jeta. Prandaj është e rëndësishme që ti paraprijmë sfidave shëndetësore me të cilat na përballon jeta. E gjithë lumturia jonë varet prej shëndetit, çdo gjë tjetër vjen pas Tij.

Individë dhe koorporata të mëdha e kanë zgjidhur tashmë këtë problem duke siguruar punonjësit e tyre.

Bëhu dhe ti pjesë e zgjidhjes, transfero përgjegjësitë finaciare diku tjetër. Kujdesu për shëndetin tënd.

Për të marrë një ofertë të personalizuar sigurimi, klikoni KËTU 

PSE SHËNDETI I DUHET BESUAR SIGAL UNIQA-s?

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA vijon të jetë kompania më e madhe dhe më e besuar në tregun shqiptar të sigurimeve, duke zotëruar pjesën më të madhe të tij, si në prime ashtu edhe në dëme të paguara.

Sipas të dhënave më të fundit nga AMF (Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare), kompania e themeluar 25 vjet më parë kryeson tregun e sigurimeve, në çdo produkt.

✅ Në SIGURIMET E JETËS, 41.34% të tregut
✅ Në SIGURIMET E JO JETËS, 27.03% të tregut
✅ Në SIGURIMIN E AKSIDENTEVE DHE TË SHËNDETIT, 47.07% të tregut
✅ Në SIGURIMIN E PASURISË, 45.39% të tregut
✅ Në SIGURIMIN MOTORIK, 20.86% të tregut

Pavarësisht viteve që kalojnë dhe zgjerimit të tregut, SIGAL UNIQA mbetet lider në besueshmëri, garanci, stabilitet financiar duke i ofruar mbi 1.2 milionë klientëve dhe partnerve të saj në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shërbim sipas standarteve europiane.

Për më shumë informacione, shkruani tani në:

Whatsapp: +355 68 606 2829
E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat