30.5 C
Tirana
Friday, July 25, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria në krye të Evropës për rrezikun nga fatkeqësitë natyrore, sigurimi i...

Shqipëria në krye të Evropës për rrezikun nga fatkeqësitë natyrore, sigurimi i pronës në SIGAL domosdoshmëri

Sipas Raportit të Rrezikut Botëror 2021, Shqipëria renditet e para në Evropë dhe në vend të 61-të në nivel global për nga vulnerabiliteti ndaj katastrofave natyrore, duke treguar një ekspozim të lartë ndaj këtyre rreziqeve.

Katastrofat natyrore konsiderohen ngjarje të papritura dhe të mëdha që shkaktohen nga forcat natyrore dhe shkaktojnë dëme serioze në njerëz, pasuri dhe mjedis. Disa nga llojet kryesore të katastrofave natyrore janë:

  • Tërmetet

  • Përmbytjet

  • Uraganet, stuhitë dhe tornadot

  • Zjarret në pyje dhe shkurre

  • Rrëshqitjet e dheut dhe lavinat

  • Tsunamit (valët gjigande të detit)

  • Thatësirat e thella

  • Vullkanet

Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara ndaj fatkeqësive natyrore në Evropë dhe botë.

Vlera totale e aseteve tregtare, industriale dhe bujqësore që janë në rrezik nga përmbytjet dhe tërmetet arrin në rreth 17.6 miliardë dollarë.

Humbjet financiare potenciale nga fatkeqësitë, me një periudhë kthimi prej 250 vjetësh, janë të mëdha: 2.08 miliardë euro për tërmetet dhe 1.18 miliardë euro për përmbytjet, sipas Bankës Botërore.

SIGURIMI I PRONËS NGA TËRMETI, RRUFEJA, ZJARRI DHE EKSPLOZIONI NË SIGAL

Në këto kushte, sigurimi i banesës nga tërmeti, rrufeja, zjarri dhe eksplozioni në SIGAL, i cili mund të kryhet edhe online, është investimi më i zgjuar i mundshëm.

Për 100 metra katrorë banesë në Tiranë, për 13,650 Lekë në vit mund ta sigurosh banesën nga të katërta këto rreziqe.

Në zona të tjera të Shqipërisë mund të kushtojë edhe më pak.

Në zona më pak të urbanizuara, edhe sa gjysma e këtij çmimi.

Me këtë çmim simbolik të kontratës së sigurimit, në rast se banesa juaj preket nga tërmeti, zjarri, eksplozioni dhe rrufeja, rikthimi në normalitet do të jetë i mundur pa asnjë shtrëngim financiar nga ana juaj.

SIGAL do të jetë pranë Jush kur askush tjetër të mos mundet.

Në SIGAL, sigurimi mund të kryhet edhe online për vetëm 45 sekonda. 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat