9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLamë pas Holandën e Singaporin, Shqipëria në 18 vendet me karburantin më...

Lamë pas Holandën e Singaporin, Shqipëria në 18 vendet me karburantin më të shtrenjtë në botë

Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me çmimin e karburanteve më të shtrenjtë në rajon dhe botë. Sipas të dhënave të publikuara nga Global Petrol Price, deri në datën 23 janar të këtij viti vendi ynë renditej në 25 shtetet me naftën më të shtrenjtë në glob, kur çmimi ishte nën 200 lekë.

Me vendimin e fundit të Bordit të Transparencës të shpallur ditën e mërkurë, ku nafta sërish u rrit në 210 lekë për litër, Shqipëria renditet në 18 vendet me naftën më të shtrenjtë në botë, duke tejkaluar edhe vendeve si Holanda, Austria apo Singapori.

Edhe në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka çmimin më të shtrenjtë duke konkurruar vetëm me Greqinë e cila çmimin e ka 1 lekë më shtrenjtë se vendi ynë.

Ndërsa në krahasim me vendet e tjera, Serbia e ka 6 lekë më lirë, Bosnja dhe Mali Zi me 38 lekë më lirë si dhe Maqedonia e Veriut me 50 lekë më lirë se Shqipëria.

Muaji janar ka nisur me rritjen e çmimit të karburantit, pasi brenda pak javësh Bordi i Transparencës ka firmosur dy vendime për shtrenjtimin e naftës dhe të benzinës. Vendimi vjen në kohën kur ekspertët por edhe autoriteti i konkurrencës kanë shprehur kritika për reagime të shpejta nga borgi kur cmimi rritet në bursë, dhe pasqyrim të vonuar kur cmimi i arit të zi lirohet në tregun ndërkombëtar.

Çmimet më të ulëta për karburantet në vend për herë të fundit janë shënuar në 9 dhjetor të vitit të shkuar duke shkuar nën 200 lekë litri për naftën.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat