Nga data 10 tetor deri më 16 tetor, në Tiranë qytete të tjera të vendit festohet Java Japoneze e Kulturës, e cila vjen në kuadër të Javët Kulturore Ndërkombëtare, nismë e Ministrisë së Kulturës, të cilat sjellin në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e 18 vendeve të botës.
Nëpërmjet Javës Japoneze të Kulturës, qytetarët kanë mundësinë të njohin më mirë ekonominë e tretë globale dhe të forcojnë marrëdhëniet me partnerin ndërkombëtar të Shqipërisë.
Falë programit dinamik e gjithëpërfshirës, Java Japoneze e Kulturës do të krijojë një atmosferë të jashtëzakonshme në të gjitha qytetet ku do të jetë pjesëmarrëse.
Pogrami:
100-vjet marrëdhënie Shqipëri-Japoni
100 vjet më parë, në prill 1922, z. Uchida Kosai, asokohe Ministër i Jashtëm i Japonisë, shkëmbeu letra me z. Fan Noli, Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Në njërën nga këto letra është përmendur se Qeveria Japoneze e njohu zyrtarisht, de jure dhe de facto Qeverinë e Shqipërisë duke u bërë kështu vendi i katërt në botë që nënshkroi njohjen zyrtare të shtetit shqiptar.
Që prej fillimit, marrëdhëniet miqësore Shqipëri – Japoni janë zhvilluar dhe kanë ardhur duke u rritur. Marrëdhëniet diplomatike nisën zyrtarisht në vitin 1981, më tej Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tokio u hap në vitin 2005, dhe Ambasada e Japonisë në Tiranë u hap në 2017.
Japonia është një financues i rëndësishëm i disa projekteve të mëdha zhvillimi në Shqipëri, me rreth 380 milionë dollarë investime, në formë grantesh, bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj.
Në këtë drejtim do të ndikojë edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, një nismë mjaft e rëndësishme dhe me ndikim pozitiv në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, e cila synon të vendosë theksin në potencialet që paraqet vendi ynë për investitorët japonezë dhe afrimin e biznesit shqiptar me Japoninë, një ndër Top 3 ekonomitë botërore.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni ka për qëllim të favorizojë zhvillimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë nëpërmjet krijimit të një rrjeti kontaktesh ndërmjet korporatave, këshillimi, ndërmjetësimi, orientimi i tyre për vendosjen në tregun shqiptar, si dhe çdo aktivitet tjetër me ndikim influencues në marrëdhëniet Shqipëri-Japoni, janë baza ku nisi ky rrugëtim.
Dhoma do të jetë partner me grupet e ndryshme të interesit si dhe do të bashkëpunojë drejtëpërdrejtë me administratën, organizatat tregtare dhe industriale, Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë dhe institucione të tjera potenciale në vend.