19.5 C
Tirana
Tuesday, October 28, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeShqipëria me rrezik të moderuar financiar dhe tregtar në tremujorin e dytë...

Shqipëria me rrezik të moderuar financiar dhe tregtar në tremujorin e dytë 2025, raporti i Allianz Trade

Artikulli është pronë intelektuale e Ekofin.al

Financimi dhe rreziku tregtar matin se sa të ndjeshme janë vendet ndaj goditjeve afatshkurtra, që variojnë nga presionet e likuiditetit midis kompanive deri te ndërprerjet në aktivitetin tregtar.

Të dhënat e Allianz Trade, paraqesin panoramën globale të rrezikut afatshkurtër financiar dhe tregtar në tremujorin e dytë të vitit 2025. Vlerësimet e rrezikut afatshkurtër matin probabilitetin e mospagimit nga kompanitë në një vend të caktuar, bazuar në dy tregues që gjurmojnë rrjedhat e financimit dhe ndërprerjet në kërkesë.

Vendet me rrezikun më të ulët dhe më të lartë

Shqipëria renditet në vendet me rrezik te moderuar, krahas Kroacisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut, ndërkohë Bosnje dhe Hercegovina ka një rrezik të ndjeshëm, së bashku me Malin e Zi.

Ekonomitë e zhvilluara dhe vendet e pasura me naftë dominojnë kategorinë e rrezikut të ulët, ndërsa shumë tregje në zhvillim dhe vende që përballen me konflikte ndodhen në kategori më të rrezikshme.

Në total, 90 vende klasifikohen në kategorinë e rrezikut të ulët, ndërsa 57 vende ndodhen në zonën e rrezikut të lartë; të tjerat janë të shpërndara midis niveleve mesatare dhe të ndjeshme të rrezikut.

Vende si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Gjermania dhe Japonia përfshihen në kategorinë e rrezikut të ulët. Pjesa më e madhe e Europës Perëndimore – përfshirë Francën, Zvicrën dhe vendet nordike – janë gjithashtu në këtë grup.

Në rajonin Azi-Paqësor, Kina, Singapori, Japonia dhe Koreja e Jugut mbeten shtylla të stabilitetit, krahas Australisë. Ndërkohë, tregjet në zhvillim si Brazili, India, Vietnami dhe Meksika përballen me rreziqe mesatare në afat të shkurtër.

Rajonet me rrezik të lartë dhe të ndjeshëm

Sipas Allianz, 42 vende renditen në kategorinë e rrezikut të ndjeshëm (një nivel mbi rrezikun mesatar), përfshirë Argjentinën, Bangladeshin, Afrikën e Jugut dhe më shumë se 15 vende afrikane të tjera.

Vendet me rrezik të lartë janë të përqendruara kryesisht në Afrikën Subsahariane, në disa pjesë të Lindjes së Mesme, si edhe në shtetet e prekura nga konflikte si Ukraina, Siria dhe Sudani. Këto ekonomi mund të përballen me kufizime krediti dhe ndërprerje afatshkurtra në kërkesë dhe aktivitet ekonomik./Përshtati nga Visual Capitalistekofin.al

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat