Gati 9 mijë kilometër distancë gjeografike, një treg aspak tradicional referuar historisë… Sot Koreja e Jugut është kthyer në burimin kryesor nga ku shqiptarët importojnë makina.
“Çmimet e shitjes atje janë shumë të ulëta për shkak të politikës që ata kanë për makinat e reja, për makinat elektrike. Makinat e naftës 10-vjeçare apo edhe më të reja përpiqen t’i shesin që të blejnë makina më të reja, elektrike,” shprehet për A2 një importues makinash.
Shteti në Azinë Lindore rendite i dyti pas Italisë në drejtim të importeve të automjeteve, duke lënë pas Gjermaninë dhe Zvicrën.
Në harkun e muajve janar-korrik, prej andej u sollën dhe u regjistruan 7,754 makina.
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se, importi i mjeteve të transportit nga Koreja e Jugut ka pësuar një rritje të konsiderueshme nga viti në vit.
Nga rreth 870 milionë lekë importe të automjeteve në 2018-ën, vitin e shkuar shifra arriti në 8.5 miliardë lekë duke gati u 10-fishuar në harkun e 5 viteve.
LEXO EDHE: Kurseni kohë dhe para/ Avantazhet e sigurimit Online të makinës, shëndetit, pronës…