12.5 C
Tirana
Wednesday, January 14, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Shqipëria ka nevojë për ligj për përgjegjësitë", apeli i z. Ponari në...

“Shqipëria ka nevojë për ligj për përgjegjësitë”, apeli i z. Ponari në podkastin e revistës Monitor

Në Shqipëri mungon një ligj i qartë për përgjegjësitë civile, një nga ligjet më të rëndësishme për mbrojtjen e qytetarëve. Lidhur me këtë z. Ponari apeloi që të merren masat dhe kjo marrëdhënie financiare që rrit përgjegjshmërinë e institucioneve dhe profesionistëve të ndryshëm ndaj qytetarit, të rregullohet me ligj.

Drejtori i përgjithshëm i SIGAL Insurance Group, Avni Ponari, në intervistën për podkastin e Revistës Monitor theksoi se pa këtë ligj individët nuk kanë mundësi të kompensohen për dëmet që u shkaktohen nga palët e treta.

“Çfarë ndodh nëse furnizimi me energji elektrike shkakton dëme? Nëse energjia tejkalon tensionin e lejuar dhe djeg pajisjet, qytetari i drejtohet OSHE-së, por nuk merr asgjë. Gjykatat zgjasin 5 apo 10 vjet, dhe paratë ndoshta nuk merren kurrë. Por nëse jeni të siguruar, dhe OSHE është e siguruar për dëmet që shkakton të tjerëve, klienti merr kompensimin menjëherë,” shpjegon Ponari.

Ai shton se situata është e njëjtë edhe në rastet mjekësore: “Mjeku duhet të jetë i siguruar për dëmet që shkakton pacientëve, por ne nuk kemi këtë sistem. Nuk ekziston një mbulim i detyrueshëm për përgjegjësitë e profesionistëve, mjekë, dentistë, farmacistë, ekonomistë, avokatë apo punonjës bashkie. Në botë, ky ligj ekziston dhe funksionon për mbrojtjen e qytetarëve.”

Z. Ponari shpjegon rëndësinë e ligjit: “Ligji i përgjegjësive krijon një kontratë të barabartë dhe detyron palët të mbulojnë dëmet që shkaktojnë. Kjo do të ndërtojë një sistem të fortë ku qytetarët mund të kërkojnë të drejtat e tyre dhe tregu i sigurimeve vepron si mburojë financiare.”

Shembujt janë të shumtë: “Në një restorant mund të helmohesh nga ushqimi, por nuk merr kompensim financiar. Nëse restoranti është i siguruar, kompensimi do të vijë menjëherë. Këto marrëdhënie financiare krijojnë qytetarin e fuqishëm dhe të pavarur.”

CEO i SIGAL theksoi rolin kritik të industrisë së sigurimeve: “Sigurimet janë një nga tre industritë më të mëdha në botë, që mbështesin zhvillimin modern dhe krijojnë ekonomi të qëndrueshme. Pa ligjin për përgjegjësitë, qytetarët mbeten të pambrojtur dhe sistemi nuk funksionon siç duhet.”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat