29.5 C
Tirana
Monday, June 30, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria e treta në Evropë për pyje të djegura

Shqipëria e treta në Evropë për pyje të djegura

Zjarrfikësit në Turqi po përballen për të dytën ditë me radhë me zjarret e fuqishme në provincën perëndimore të Izmirit, ndërsa erërat e forta po përkeqësojnë situatën. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Pylltarisë, İbrahim Yumaklı, dhe është raportuar nga Reuters.

Sipas autoriteteve, flakët në zonat Kuyucak dhe Doğanbey janë intensifikuar gjatë natës për shkak të erërave që kanë arritur deri në 50 km/orë. Si pasojë, katër fshatra dhe dy rrethe janë evakuuar për të shmangur rrezikun ndaj banorëve.

Këto djegie masive na sollën në vëmendje një rast pak të njohur për publikun shqiptar, që Sigurime.Online e sjell ekskluzivisht:

Shqipëria e treta në Evropë për pyje të djegura

Shqipëria renditet e treta në Evropë për sipërfaqe pyjore të djegur çdo vit. Kjo del nga të dhënat e përpunuara nga EFFIS – Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, që është një platformë e Komisionit Europian.

EFFIS monitoron dhe parashikon zjarret në pyje në vendet e Europës dhe rreth Mesdheut. Ai jep harta ditore për rrezikun nga zjarret dhe mbledh të dhëna për sipërfaqet e djegura, shtrirjen e zjarreve dhe ndikimet klimatike.

Sipas këtyre të dhënave, për periudhën 2006–2024, pra për 18 vjet me radhë, Portugalia ka humbur mesatarisht 1.05% të pyjeve të saj çdo vit për shkak të zjarreve. Greqia ka humbur 0.38%, Qiproja 0.32% dhe Spanja 0.16%.

Këto shifra janë për vendet e Bashkimit Europian.

Jashtë BE-së, rekordin negativ e mban Mali i Zi, me një humbje vjetore mesatare prej 1.18% të pyjeve. Menjëherë pas tij vjen Shqipëria, me 0.83% të sipërfaqes pyjore të djegur çdo vit.

Kështu që, në raport me sipërfaqet e tyre pyjore, Mali i Zi i pari, Portugalia e dyta dhe Shqipëria e treta janë ato që humbën më shumë si përqindje mesatare vjetore nga viti 2006 e deri më 2024.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat