16.5 C
Tirana
Friday, September 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëri-Çeki, sot dalin në shitje 1139 bileta

Shqipëri-Çeki, sot dalin në shitje 1139 bileta

Federata Shqiptare e Futbollit nxjerr sot në treg bileta të tjera për ndeshjen e së enjtes Shqipëri-Republika Çeke.

Sipas FSHF, nga ora 12:00 tifozët do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen, në mënyrë elektronike në faqen https://al.ebileta.al/.

Numri i biletave në dispozicion është 1139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 – V 103.

Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion.

Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve tanë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat