13.5 C
Tirana
Thursday, April 9, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShpërthimi i bombolës në Lezhë, gjashtë siguracionet që bizneset duhet t'i njohin

Shpërthimi i bombolës në Lezhë, gjashtë siguracionet që bizneset duhet t’i njohin

Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në Lezhë riktheu në vëmendje rëndësinë e sigurimeve të duhura në momente kritike.

Sipas Ligjit nr. 32/2016 dhe VKM-së nr. 268, datë 2 maj 2024, çdo subjekt që përdor pajisje dhe impiante nën presion, si bombolat e gazit, rezervuarët e karburanteve apo kaldajat industriale, është i detyruar të ketë sigurimin e përgjegjësisë civile për enët nën presion.

Ky sigurim mbulon dëmet ndaj jetës dhe shëndetit të njerëzve, dëmet ndaj pronës së qytetarëve, humbjet financiare, si dhe dëmet ndaj mjedisit që vijnë nga aksidentet industriale.

Për këtë ngjarje konkrete, dëmshpërblimi nga kompania e sigurimeve mund të varionte nga 10 deri në 20 milionë lekë.

Legjislacioni shqiptar detyron restorantet, hotelet, institucionet shëndetësore dhe arsimore, fabrikat dhe linjat e prodhimit, kompanitë që prodhojnë ose tregtojnë gazra teknike dhe mjekësore, transportuesit e bombolave dhe autocisternave, si dhe subjektet që përdorin pajisje për mbrojtjen nga zjarri dhe shpërthimi.

Edhe për bizneset që nuk operojnë me bombola gazi, ekzistojnë sigurime të tjera që, në momente kritike, dëshmojnë përgjegjshmërinë ndaj punonjësve, klientëve dhe komunitetit.

Sigurimi i pronës kushton rreth 1 euro/m² dhe ofron dëmshpërblim deri në 1000 euro/m².
Sigurimi i përgjegjësisë për restorante apo hotele, me rreth 50 euro, garanton mbulim deri në 25,000 euro për çdo dëm shëndetësor ndaj klientëve që vjen si pasojë e aktivitetit të biznesit.
Biznesi mund të sigurohet edhe për dëmet ndaj pronave fqinje; me rreth 20 euro në vit garanton mbulim financiar deri në 20,000 euro për demet qe aksidenti ne pronen tende shkakton te prona fqinje.
Sigurimi i personelit kushton 60–120 euro në vit për person dhe mbulon deri në 30,000 euro dëmshpërblim në rast vdekjeje aksidentale ose paaftësie të përhershme.
Gjithashtu, me raportin cmim-mbulim, 1 me 100, biznesi mund të sigurojë edhe fitimin e munguar gjate nderprerjes se aktivitetit nga ngjarja aksidentale.

Kombinimi i sigurimeve të duhura, në raste ngjarjesh aksidentale me përmasa të mëdha dhe pasoja të shumfishta si ajo e Lezhës, ndihmon në amortizimin e barrës financiare për bizneset, ekonomitë lokale, familjet dhe shtetin, duke mundësuar rikthimin sa më të shpejtë në normalitetin financiar te para dëmit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat