11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShpërthen bombula e gazit, digjet apartamenti në Tiranë. Akoma s'e ke siguruar...

Shpërthen bombula e gazit, digjet apartamenti në Tiranë. Akoma s’e ke siguruar pronën?!

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në një kompleks pallatesh në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 11:10, teksa zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Për pasojë është djegur banesa e shtetases A. K., ku ka vetëm dëme materiale.

Vitin e shkuar në Shqipëri u dogjën 520 banesa si shkak pikërisht i përdorimit të bombulave të gazit. Ndaj të pasurit një sigurim të apartamentit apo biznesit tuaj është një domosdoshmëri.

Askush nuk mund t’i ndalojë fatkeqësitë, por ajo që mund të parandaloni ju, janë kostot financiare për pronën tuaj, nëse ato dëmtojnë biznesin apo banesën tuaj.

Lexo edhe: Pagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës

Kostoja financiare e Sigurimit të Pronës është e përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë pasi në SIGAL UNIQA Group Austria sigurimi i banesës apo biznesit tuaj kushton duke nisur nga 1 euro për m2 ose 5 mijë lekë në vit.

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA ZJARRI?

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:

Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);

Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);

Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;

Zjarri i ardhur nga fqinji.

Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.

RAPORTI I AMF

Sipas raportit më të fundit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-tetor 2021 siguruan mbi 2,893 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 61.49%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 28.79% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-tetor 2021, vihet re një rritje prej 34.55% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.99% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-tetor 2020.

Po sipas AMF, SIGAL UNIQA është kompania më e besuar te shqiptarët sa i përket Sigurimit të Pronës duke zotëruar 41% të tregut.

Lexo edhe: Sigurimet e Pronës, SIGAL UNIQA lidere në treg

Kush jemi ne?

Si grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria është krenare që besohet nga më shumë se 1 milion klientë dhe që të dhënat e saj janë në rritje vit pas viti, pavarësisht sfidave që sjell koha.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, afro 2000 punonjës dhe agjentë shërbejnë 48 produktet tona në rreth 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.

SIGAL UNIQA, prej më shumë se 22 vitesh, me punën saj, kërkon të frymëzojë, të sjellë vlera dhe risi për klientët e saj dhe jo vetëm produkte.

Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 300 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë sonë përballë klientëve.

Mos Prisni! Sigurohuni tani dhe mos e lini pasurinë tuaj në duart e fatit!

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat