8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë/ Domosdoshmëria e Sigurimit...

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë/ Domosdoshmëria e Sigurimit të Pronës dhe jo vetëm

Një bombol gazi ka shpërthyer mesditën e sotme në një banesë në fshatin Rraboshtë të Lezhës.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur kryefamikjari Gjergj Pali, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjeksore.

Bombola shpërtheu në katin e parë të një banese dy katëshe.

SHPËRTHIMET ME BOMBOLA GAZI SI MINA ME SAHAT

Domosdoshmëria e Sigurimit të Pronës dhe jo vetëm

Shpërthimet e bombolave të gazit janë kthyer në një problem shqetësues për Shqipërinë. Pasojat? Njerëz të lënduar dhe banesa e biznese të shkatërruara.

Jeta, shëndeti dhe prona janë asetet tona më të çmuara. Të kesh një sigurim për banesën, apartamentin apo biznesin do të thotë se, ju keni një rrjetë sigurie për t’ju mbrojtur nëse rast se ndodh diçka e papritur.

Pa Sigurimin e duhur, qytetarët jo vetëm që janë tërësisht të ekspozuar dhe vulnerabël ndaj çdo të papriture që mund të ndodhë, por atyre do t’ju duhet që të paguajnë para nga xhepi për dëmtimet e kushtueshme.

Prandaj për të qenë kurdoherë të mbrojtur, sigurimi është një domosdoshmëri.

Në çdo rast, për të qenë të siguruar dhe të mbrojtur 360 gradë, Sigurimi i Pronës kombinohet me sigurimin e përgjegjësisë, sigurimin e shëndetit individual dhe të familjes, me sigurimin e punonjësve nga aksidenteve, me sigurimin e automjeteve etj.

Çfarë është sigurimi nga shpërthimet?

Sigurimi nga shpërthimet i referohet mbulimit me sigurim duke mbuluar pronën tuaj nga humbjet që mund të vijnë si pasojë e shpërthimeve apo reaksioneve kimike që prodhojnë nxehtësi, dritë, zhurmë, dhe një valë goditëse,  që ndryshe ne e njohim si shpërthim. Zakonisht ky sigurim është pjesë e procesit të marrjes në sigurim të policës së zjarrit, por kjo varet nga sigurimi dhe polica specifike që ju do të zgjidhni.

Çfarë konsiderohet eksplozion (shpërthim) sipas Kushteve të Policave të Sigurimit?

Eksplozion konsiderohet një çlirim i papritur i energjisë i shkaktuar nga forca e gazrave ose avujve në përpjekje për zgjerim. Shpërthimi i një ene (ngrohëse, tubacione, etj.) do të merret në konsideratë si i tillë nëse pareti i enës është dëmtuar në atë shkallë që bën të mundur barazimin e papritur të presionit brenda dhe jashte enës. Në se shkak për shpërthimin brenda enës është një reaksion kimik, atëhere do të dëmshpërblehet çdo dëmtim i enës, edhe në se paretet e saj nuk janë shkatërruar.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA?

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ofron çdo sigurim që ju mbron ju dhe asetet Tuaja.

Kompania më e madhe e sigurimeve është partneri i duhur për t’ju ndihmuar dhe mbështetur me paketa produktesh dhe shërbimesh sigurimi të cilat janë gjithëpërfshirëse, duke ju ofruar atë që funksionon më mirë për ju:

Për të mësuar më shumë mbi Sigurimin e Pronës, klikoni KËTU

Për të mësuar më shumë mbi Sigurimet e Shëndetit, klikoni KËTU

Për të mësuar më shumë mbi Sigurimin e Automjeteve, klikoni KËTU

Merrni një ofertë tani, duke shkruar në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat