13.5 C
Tirana
Wednesday, December 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShpenzojmë shumë për ndezjen e dritave të Krishtlindjeve, por harrojmë më të...

Shpenzojmë shumë për ndezjen e dritave të Krishtlindjeve, por harrojmë më të rëndësishmen: Sigurimin e Shtëpisë

Krishtlindjet po afrohen dhe shumica e shtëpive janë zbukuruar.

Pemët, dekorimet, dritat, ëmbëlsirat janë disa nga ato që ka çdo shtëpi dhe e bëjnë të “ndiejë erë Krishtlindjesh”.

Por paraprakisht se sa do të kushtojë ndriçimi festiv i shtëpisë apo zyrës sonë?

Zëvendësimi i llambave inkandeshente ose fluoreshente të stilit të vjetër me llamba të teknologjisë LED që djegin 50% deri në 90% më pak energji elektrike mund të ulë koston e përdorimit të tyre.

Çdo kuti llambash tregon në paketimin e saj konsumin e tyre total në Watts. Që të mund të llogarisim vlerën e rrymës, shkruan Vizion Plus, duhet të shumëzojmë Wat-et me orët që do të jenë në punë dhe më pas me çmimin e kilovat orës.

Vihet re se për 100 llamba LED, të cilat djegin 6,6 Watts në orë, nëse ndizen 10 orë në ditë, konsumi ditor është 66 Watts (6.6kWh). Çmimi për kilovat orë është rreth 9.5 lekë. Prandaj, shumëzimi i 6.6 me 9.5 lekë, që është çmimi për KWatt, rezulton në një kosto totale prej 62.7 lekë në ditë. Pra nëse i ndizni çdo ditë të këtij muaji, do të shpenzoni rreth 2000 lekë të reja më shumë në total.

Po sigurimi i shtëpisë, që kushton më pak se dritat e pemës, a e kemi?

Edhe pse në sezon festash, nuk duhet anashkaluar kurrësesi Sigurimi i Shtëpisë, vendi ku thurim ëndrrat tona dhe ndërtojmë të ardhmen.

Kostot e larta për blerjen e një banese dhe rreziqet në rritje e bëjnë domosdoshmëri sigurimin e saj.

Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë?

– Mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore

Tërmetet, përmbytjet, rrufetë dhe stuhitë janë ngjarje që ndodhin papritur dhe shpesh kanë dëme të mëdha materiale. Një sigurim shtëpie mbulon dëmet e shkaktuara nga këto fatkeqësi, duke shmangur kostot financiare që mund të jenë të papërballueshme për shumë familje.

– Siguri për dëmet e papritura

Dëmtimet si zjarr, shpërthimet e tubacioneve, apo dëmtimet nga vandalizmi janë të papritura dhe mund të ndodhin në çdo moment. Sigurimi shtëpiak mbulon këto dëme dhe siguron që ju të mos mbeteni të pambrojtur financiarisht.

– Mbrojtje ndaj vjedhjeve dhe humbjes së pasurive

Në rast të vjedhjes ose grabitjes, sigurimi i shtëpisë do të ndihmojë në rikuperimin financiar të humbjeve materiale. Shumë kompani sigurimi ofrojnë mbulim për pajisjet elektronike, mobiliet dhe sende të tjera me vlerë që ndodhen në shtëpi.

– Paqe mendore dhe siguri personale

Të kesh një shtëpi të siguruar nënkupton që, pavarësisht rreziqeve të mundshme, ju do të jeni të mbrojtur financiarisht. Kjo ndihmon të zvogëloni stresin dhe ankthin që shpesh vijnë me mendimet për ngjarjet e papritura ose katastrofat.

– Investim afatgjatë për të ardhmen

Shtëpia është një nga investimet më të mëdha që shumica prej nesh bëjmë në jetë. Prandaj, sigurimi është një mënyrë për të mbrojtur këtë investim dhe për të siguruar që, në rast dëmi, do të keni mbështetjen financiare për ta rindërtuar ose riparuar atë.

– Mbulim për përgjegjësinë civile

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i sigurimit të shtëpisë është mbulimi për përgjegjësinë civile. Nëse dikush dëmtohet në pronën tuaj ose ndodh një incident që prek fqinjët tuaj (p.sh. një zjarr që përhapet nga shtëpia juaj), sigurimi i shtëpisë mund të mbulojë dëmet dhe shpenzimet e lidhura me ato ngjarje.

Merrni një ofertë tani duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 31 31

Ose duke shkruan në Whatsapp: 0686062829

Mos harroni! Sigurimin e Shtëpisë tashmë mund ta blini edhe online në www.sigal.com.al.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat