8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShpenzimet për kujdesin shëndetësor, një nga gjërat që nuk do të mund...

Shpenzimet për kujdesin shëndetësor, një nga gjërat që nuk do të mund të përballojë shtresa e mesme në 5 vitet e ardhshme/ Pse na nevojitet Sigurimi Privat i Shëndetit

Supozojmë se keni pasur sukses nga pikëpamja financiare. I përkisni shtresës së mesme dhe keni shijuar të gjitha përfitimet që vijnë me të: një shtëpi më të madhe, qëndrueshmëri financiare, rezerva më të mëdha parash.

Por inflacioni po rëndon mbi të gjithë dhe sipas ekspertëve, ju nuk do të jeni dot në gjendje të përballoni disa gjëra në pesë vitet e ardhshme.

Një fushë tjetër kritike, sipas ekspertëve, është kujdesi shëndetësor.

Shpenzimet e kujdesit shëndetësor

“Shpenzimet shëndetësore janë rritur në mënyrë të vazhdueshme, duke tejkaluar normat e përgjithshme të rritjes së inflacionit për vite me radhë dhe nuk ka asnjë shenjë se kjo prirje po ndryshon”, shprehet Mike Kojonen, këshilltar financiar dhe pronari i kompanisë Principal Preservation Services.

Ai shtoi se shumë familje të shtresës së mesme mund të ndodhen të papërgatitura nga rritja e kostove të kujdesit shëndetësor, qoftë për veten apo për prindërit e moshuar.

“Në punën time me klientët, kam nënvizuar rëndësinë e integrimit të planifikimit të kujdesit shëndetësor në një strategji gjithëpërfshirëse të daljes në pension”.

“Pa planifikimin e duhur, përballueshmëria e shërbimeve të nevojshme të kujdesit shëndetësor afatgjatë, mund të bëhet një sfidë e madhe, duke shteruar para kohe kursimet e pensionit”.

Rëndësia e Sigurimit Privat të Shëndetit 

Sigurimi i shëndetit është një e drejtë dhe një domosdoshmëri. Pyetja nëse duhet të zgjidhni sigurimin privat të shëndetit apo të mbështetetmi vetëm tek sistemi publik i kujdesit shëndetësor nuk është gjithmonë një pyetje e thjeshtë për t’iu përgjigjur.

Mbulimet e përfshira, kostot e primeve të sigurimit, kompleksiteti dhe varietetet e produkteve dhe shërbimeve të ofruara janë vëtëm disa nga faktorët që duhet t’i mendojmë.

Pra, Sigurimi Privat i Shëndetit është mundësi për mbulimin 100% të kostove financiare që duhet të përballojë çdo individ në rast se pëson një aksident apo sëmundje të papritur.

Përfitimet kryesore të sigurimit privat të shëndetit janë:

  • Diagnostikim më të shpejtë
  • Trajtim nga mjekë profesorë të fushës
  • Zgjidhni midis një rrjeti të gjerë spitalesh dhe klinikash private
  • Trajtim mjekësor në klinikat dhe spitalet më të specializuara në të gjithë Europën dhe jo vetëm…

Cilat janë alternativat e sigurimi privat të shëndetit ofruar nga kompania më e madhe, SIGAL UNIQA Group Austria?

Për t’ju ndihmuar që të kuptoni më mirë, qartë dhe saktë se çfarë përfshihet në Sigurimin Privat të Shëndetit, ju sjellim më poshtë, të detajuara, çfarë përfitojnë qytetarët që zgjedhin ti besojnë shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre kompanisë më të madhe të sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria.

SIGAL UNIQA, përveç produkteve të saj unike në treg, dëshiron që çdo përvojë e juaja të jetë jo vetëm e thjeshtë, por gjithashtu e mbushur me privilegje, udhëzime dhe mundësi në përputhje me nevojat, kërkesat dhe pritshmëritë tuaja.

SIGAL UNIQA ofron paketa sigurimi individuale dhe familjare dhe paketa sigurimi për punonjësit e kompanive. Ato ofrojnë mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore, duke filluar nga:

  • check up-i vjetor
  • trajtimet spitalore
  • trajtimet ambulatore
  • medikamentet
  • Trajtimet rehabilituese me fizioterapi
  • shërbmin emergjent mjekesor dhe kostot e transportit për në spital
  • Kujdesin për sytë, dhëmbët dhe në kuadër të ndjekës së shtatzanisë

PËR TU NJOHUR NË DETAJE ME PRODUKTET QË OFRON SIGAL UNIQA, KLIKONI LINKUN E MËPOSHTËM:

SIGURIMI PRIVAT I SHËNDETIT

SIGURACION DO TË THOTË PAVARËSI DHE DINJITET

Siguracionet e bëjnë qytetarit të pavarur, me personalitet dhe të mbuluar financiarisht në çdo lloj situate.

Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar shëndetin dhe për çdo paraqitet menjëherë atje dhe nuk ka nevojë të dijë as kush është partia në pushtet, kush është kryeministri, kush është ministri i Shëndetësisë, Drejtori i Spitalit apo mjeku apo infermieri i turnit që të shkojë e të qëndrojë para zyrave të tyre për ndihmë.

Sigurimet e bëjnë një qytetar të pavarur ndaj dhe atij nuk i intereson asgjë tjetër veçse kompania ku është siguruar, e cila i kompenson gjithçka konform kontratës që kanë lidhur palët.

Është më mirë të parandalosh sesa të kurosh një sëmundje, kur nuk e parandalon dot, të paktën ji i siguruar për të.

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHESIGAL UNIQA, 25 Vjet lider në treg/ Ponari: Gjithmonë një hap përpara të tjerëve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat