Duke përdorur shërbimet e ndërmjetësuesve të sigurimit (shoqëritë e brokerimit në sigurimeve, shoqëritë e përfaqësimit në sigurime dhe agjentët e sigurimeve), policëmbajtësit kanë investuar 42 milionë euro në polica të sigurimit jo-jetë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Të siguruarit kanë investuar 5 miliardë denarë (81,2 milionë euro) në sigurime për gjysmën e vitit. Prej tyre, 2.59 miliardë denarë (42 milionë euro) u investuan në policat e blera drejtpërdrejt nga shoqëritë e sigurimeve dhe 2.41 miliardë denarë të tjerë (39.2 milionë euro) përmes ndërmjetësve të sigurimeve. Në këtë periudhë janë lidhur mbi 370 mijë kontrata sigurimi përmes ndërmjetësuesve të sigurimit, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) për periudhën janar – qershor të këtij viti për sigurimet jo-jetë.
Peshën më të madhe në strukturën e shitjeve ndërmjetëse të produkteve të sigurimit e kanë shoqëritë e brokerimit në sigurime. Sipas legjislacionit, ata punojnë në dobi të të siguruarve, respektivisht regjistrojnë rreziqet dhe mbi këtë bazë hartojnë policat, dhe në të njëjtën kohë në rast dëmtimi përfaqësojnë interesat e tyre para shoqërive të sigurimeve.
Për gjashtë muaj, përmes këtyre kompanive, personat e siguruar (fizikë dhe juridikë) kanë investuar 1,5 miliardë denarë (24,4 milionë euro) në produkte të ndryshme të sigurimit. Më të mëdhatë prej tyre janë investimet në policat për sigurimin ligjor të detyrueshëm të autopërgjegjësisë. Ato arrijnë 1 miliard denarë (16,3 milionë euro). Në sigurimin e pronës kanë investuar edhe 735,6 milionë denarë (12 milionë euro). Për shërbimet e tyre, 40 shoqëri të brokerimit në sigurime arkëtuan 398,6 milionë denarë (6,48 milionë euro) komisione nga shoqëritë e sigurimeve.
Shoqëritë e përfaqësimit në sigurime (shoqëri që mund të ofrojnë polisa nga disa kompani të sigurimit vetëm nëse ato produkte të sigurimit nuk konkurrojnë me njëra-tjetrën) për gjashtë muajt e parë kanë shitur polica në vlerë totale prej 252 milionë denarësh (4,1 milionë euro). Për shërbimet e tyre nga shoqëritë e sigurimit arkëtuan komisione me vlerë të përgjithshme prej 68,5 milionë denarësh (1,1 milionë euro). Në tregun e sigurimeve ka 12 shoqëri të licencuara të përfaqësimit të sigurimeve.
Më shumë se 1.300 persona fizikë – agjentë të licencuar të sigurimeve në gjysmën e parë të vitit kanë shitur polica në vlerë prej 534,8 milionë denarë (8,7 milionë euro). Agjentët për këtë shërbim si komision kanë arkëtuar 126,9 milionë denarë (2,66 milionë euro) nga shoqëritë e sigurimeve për të cilat kanë shitur polica. Në ofertën e tyre gjatë kësaj periudhe dominon shitja e policave të obligueshme për autopërgjegjësi në vlerë prej 402 milionë denarësh (6,5 milionë euro), përkatësisht 75 për qind nga gjithsej shitjet e policave përmes këtij kanali të shitjes.
Edhe bankat veprojnë si ndërmjetës në shitjen e produkteve të sigurimit për klientët e tyre – aplikantët e kredisë. Në gjysmën e parë të vitit, bankat kanë shitur polica në vlerë prej 100 milionë denarësh (1,63 milionë euro). Pjesën më të madhe në këtë shitje e kanë policat e sigurimit të pronës lidhur me kreditë për banim dhe ato arrijnë në 60 milionë denarë (1 milion euro). Bankat nga shoqëritë e sigurimit jo-jetë për gjashtëmujorin e parë të vitit inkasuan apo arkëtuan komisione në vlerë të përgjithshme prej 29 milionë denarësh (471.000 euro).
Si ndërmjetësues në shitblerjen e produkteve të sigurimeve në treg marrin pjesë edhe sallonet e automjeteve dhe agjencitë turistike. Përmes salloneve të automjeteve dhe agjencive turistike në këtë periudhë janë shitur polica të sigurimit në vlerë prej 6 milionë denarësh (98.000 euro), ndërsa shitjet përmes agjencive turistike për këtë periudhë kanë qenë 3,5 milionë denarësh (57.000 euro).