14.5 C
Tirana
Friday, January 16, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeShoqata e Siguruesve Shqiptarë: Vigjilencë në rrugë dhe vëmendje ndaj siguracionit KASKO...

Shoqata e Siguruesve Shqiptarë: Vigjilencë në rrugë dhe vëmendje ndaj siguracionit KASKO në dimër

Shqipëria po përballet me të ftohtin e acartë, i cili ka krijuar problematika serioze në qarkullimin rrugor në mbarë vendin. Akulli, rrugët e rrëshqitshme dhe dukshmëria e ulët rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve, edhe për drejtuesit më të kujdesshëm.

Shoqata e Siguruesve Shqiptarë apelon për vëmendje të shtuar dhe respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit, duke theksuar se mungesa e vigjilencës dhe ngricat janë shkaktarë të zakonshëm të aksidenteve gjatë periudhës së dimrit.

Edhe drejtuesit më të kujdesshëm mund të përballen me rreziqe të paparashikuara në rrugë. Për këtë arsye, sigurimi KASKO i automjetit është një mbrojtje e domosdoshme financiare, që ju lejon të përballoni dëmtimet e shkaktuara nga aksidentet, përplasjet apo ndikimi i kushteve atmosferike, përfshirë edhe rrugët e ngrira,”

– thekson Shoqata e Siguruesve Shqiptarë.

Sigurimi KASKO, i ofruar nga SIGAL, ju mundëson të përfitoni mbulim të gjerë në varësi të llojit të automjetit, shtrirjes së mbulimeve dhe vlerës së pronësuar.

Marrja e sigurimit është e thjeshtë dhe drejtpërdrejt online përmes platformës: https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/sigurimi-kasko/.

Shoqata bën thirrje që shpejtësia dhe stili i drejtimit të përshtaten me kushtet e rrugës, duke kujtuar gjithmonë se parandalimi dhe mbrojtja shkojnë dorë për dore

. Ndërsa kujdesi dhe vigjilenca janë të pazëvendësueshme, sigurimi KASKO garanton mbrojtje financiare në rast aksidenti, duke e bërë dimrin më të sigurt për të gjithë drejtuesit.

Në dimër, siguria dhe mbrojtja janë partnerë të pandashëm, mbyllet apeli i Shoqatës së Siguruesve Shqiptarë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat