Shoqata e Siguruesve Shqiptarë shpërndau sot një mesazh apelues me rastin e afrimit të festave të fundvitit dhe nevojën për më shumë kujdes në qarkullim.
Ky mesazh u shpërnda në rrjetet sociale të shoqatës. Mesazhie e vë theksin te nevoja për kujdes dhe respektimi i rregullave të qarkullimit.
Mesazhi i plotë:
“Aksidentet rrugore vijojnë të rriten dhe kjo situatë po alarmon gjithnjë e më shumë publikun dhe ekspertët e sigurisë rrugore.
Shoqata e Siguruesve ndjek me shqetësim gjendjen e rënduar të trafikut dhe shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, si nga drejtuesit e automjeteve, ashtu edhe nga këmbësorët.
Shoqata mbështet qëndrimet e ekspertëve për edukim të vazhdueshëm të drejtuesve të mjeteve dhe nxit autoritetet përgjegjëse për rritjen e disiplinës dhe modernizimin e infrastrukturës së trafikut, veçanërisht me afrimin e atmosferës së fundvitit.
Me këtë rast, Shoqata e Siguruesve apelon për më shumë kujdes, përgjegjësi dhe vëmendje në rrugë. Siguria për jetën është mbi gjithçka.
Është detyrim jo vetëm ndaj vetes, por edhe ndaj të tjerëve, të tregojmë kujdes dhe respekt në qarkullim, çdo ditë.”




