Procesi i dëmshpërblimit mbetet elementi kyç që e shndërron sigurimin në mbrojtje reale për konsumatorin në momentet e papritura.
Këtë thirrje e bëri dje Shoqata e Siguruesve përmes faqes së tyre zyrtare.
Çdo procedurë nis me njoftimin e menjëhershëm të kompanisë, i cili sot mund të kryhet edhe online përmes faqeve apo aplikacioneve zyrtare.
Më pas, ekspertët verifikojnë dëmin dhe konsumatori paraqet dokumentet përkatëse, si foto, video dhe faturat e riparimeve.
Pas dorëzimit të plotë të dokumentacionit, kompania vlerëson kërkesën dhe, zakonisht, kryen pagesën brenda pak ditësh pune.
Kompanitë shqiptare po dixhitalizojnë gjithnjë e më shumë procesin, që ofron raportim dhe ndjekje online të dëmeve.
Procesi i dëmshpërblimit mbetet prova më e qartë e vlerës së një sigurimi dhe kërkon transparencë e bashkëpunim mes palëve.
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë vijon angazhimin për rritjen e standardeve dhe mbrojtjen e konsumatorit.




