10.5 C
Tirana
Thursday, March 5, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShoqata e Siguruesve apelon: Sigurimi TPL, mburojë financiare

Shoqata e Siguruesve apelon: Sigurimi TPL, mburojë financiare

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë apelon për rëndësinë e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë civile ndaj palëve të treta (TPL), duke theksuar se ai nuk është vetëm një detyrim ligjor për çdo mjet që qarkullon në vend, por edhe një mekanizëm i rëndësishëm mbrojtjeje financiare për qytetarët.

Ky sigurim garanton që, në rast aksidenti rrugor, dëmet ndaj palëve të treta – si dëmtimet trupore, humbja e jetës, shpenzimet mjekësore apo dëmet materiale – të kompensohen përmes sistemit të sigurimeve dhe jo drejtpërdrejt nga drejtuesi i mjetit.

Sipas Shoqatës, funksionimi i këtij sistemi lidhet ngushtë edhe me sjelljen e përgjegjshme në drejtim dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Përmes këtij mekanizmi shpërndahet rreziku financiar, mbrohen personat e dëmtuar dhe ulet barra ekonomike mbi familjet dhe institucionet publike.

Shoqata e Siguruesve u bën thirrje drejtuesve të mjeteve ta shohin sigurimin motorik jo si formalitet, por si një element thelbësor të sigurisë dhe përgjegjësisë qytetare.\

LEXONI TË PLOTË:

https://shoqatasiguruesve.al/

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat