Shoqata e Siguruesve apelon për shoferët: TPL, siguracioni detyrueshëm, mbulon vetëm dëmet ndaj të tretëve. “Nëse aksidenti është faji yt, dëmin e paguan vetë. Në rastet më të rënda, mund të përfundojë me blerjen e një makine të re”, shkruante në një publikim zyrtar ndërgjegjësues në rrjetet e veta Shoqata.
Zgjidhja është MINIKASKO.
Me kosto të ulët, mbulon dëmet e makinës tënde edhe kur je shkaktar i aksidentit. Produkti është ideal për aksidente “mjet me mjet” dhe për situata të përditshme në rrugë, në lëvizje dhe në rrugë automobilistike.
Por, apeli i Shoqatës sillte në vëmendje se MINIKASKO duhet përdorur drejt. Nuk duhet të përdoret për të marrë përsipër faje që nuk i ke. Mashtrimi në sigurime dënohet nga ligji dhe kompania mund të refuzojë çdo dëmtim të pa-dokumentuar.
Apeli është i qartë: përdore MINIKASKO si mbrojtje reale për makinën tënde, jo si mjet për keqpërdorim.




