26.5 C
Tirana
Thursday, September 11, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeShoqata e Gjenevës: Terrorizmi CBRN duket si një kërcënim i pasigurueshëm

Shoqata e Gjenevës: Terrorizmi CBRN duket si një kërcënim i pasigurueshëm

Një raport i ri i Shoqatës së Gjenevës dhe i Forumit Ndërkombëtar i Risiguruesve dhe i Qendrave të Anti-Terrorizmit (IFTRIP) analizon ndryshimet e fundit në peizazhin e rrezikut CBRN.

Me rrezik CBRN nënkuptohet rreziku për terrorizëm kimik, biologjik, radiologjik, bërthamor dhe mënyrat se si risigurimet dhe resurset kombëtare mund t’i përballojnë këto kërcënime.

Raporti tregon se ekziston një boshllëk i madh – dhe me gjasë në rritje – në mbrojtjen ndaj rreziqeve CBRN.

Ky boshllëk i lë individët, bizneset dhe qeveritë shumë të ekspozuar në rast se ndodh një incident i madh CBRN.

Për të ngushtuar këtë boshllëk, propozohen:

modele më të avancuara të vlerësimit,

bashkëpunim më i fortë ndërkombëtar midis qeverive, siguruesve, resurseve kombëtare dhe organizatave ndërkombëtare të politikave, si dhe risi në partneritetet publike-private.

Këto iniciativa synojnë të rrisin qëndrueshmërinë përballë ngjarjeve të mundshme CBRN.

Për siguruesit, këto ngjarje përbëjnë ekspozime pothuajse të pasigurueshme: shumica e policave të pronës dhe dëmeve përjashtojnë humbjet CBRN ose vendosin kufizime shumë të rrepta, ndërsa vetëm disa tregje si Franca dhe Spanja e bëjnë mbulimin të detyrueshëm.

Qendrat kombëtare të terrorizmit janë mjeti kryesor për ndarjen e rrezikut, por boshllëqet e mbrojtjes mbeten të mëdha.

Një sulm CBRN në shkallë të gjerë mund të linte viktimat pa dëmshpërblim të plotë dhe do të detyronte qeveritë të përballonin kosto gjigante, duke rrezikuar stabilitetin fiskal dhe ekonomik.

Ekspertët bëjnë thirrje për ndarje më të gjerë të dijes midis qendrave, krijimin e marrëveshjeve ndërkombëtare reciproke dhe një dialog më të fortë midis siguruesve, qeverive dhe politikëbërësve për të ulur cenueshmërinë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat