8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShokon OBSH: Më shumë se gjysma e botës do të preket nga...

Shokon OBSH: Më shumë se gjysma e botës do të preket nga sëmundja e fruthit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në një deklaratë të dhënë është shprehur se më shumë se gjysma e të gjitha vendeve në botë do të jenë në rrezik të lartë nga prekja e fruthit deri në fund të këtij viti.

Përveç shumë sëmundjeve të ndryshme që janë përhapur në masë në të gjithë rruzullin tokësor, përfshirë fëmijë dhe të rritur një rrezik tjetër infeksioni po i kanoset njerëzimit.

Sipas deklaratës, fruthi do të prekë thuajse më shumë se gjysmën e të gjitha vendeve të botës.

Fruthi është një sëmundje ngjitëse i shkaktuar nga një virus i cili mund të shkaktojë komplikime të rënda duke çuar deri në vdekje. Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, kollë, rrjedhje hundësh dhe skuqje në të gjithë trupin. Edhe pse është me zakonshme tek fëmijët, kjo sëmundje mund të prekë edhe të rriturit.

Nga sondazhet e bëra vitin e kaluar, më shumë se 300,000 raste u raportuan në mbarë botën, duke shënuar një rritje prej 79% nga viti 2022. Prandaj e vetmja mënyrë për të parandaluar shpërthimin e fruthit është vaksinimi, e cila është një metodë e sigurt për njerëzimin.

LEXO EDHE: ‘Karta e Kujdesit Shëndetësor’ për ju që trajtoheni në spitale dhe klinika private/ Kjo zgjedhje ekonomike në këtë periudhë virozash

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat