Tuneli i Llogarasë do të hapet më 5 korrik.
Lajmin e shumëpritur nga mijëra pushues, e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama përmes një publikimi në rrjetet sociale.
Tuneli lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat duke mundësuar që distanca drejt jugut të vendit të shkurtohet.
Hapja e tunelit do të bëhet me faza fillimisht për makinat e pasagjerëve dhe autobusat, dhe jo për ato të tonazhit të rëndë.
Tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës me një projekt prej 139.6 milion euro.