19.5 C
Tirana
Monday, March 16, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiShkrumbohet një kamion i ngarkuar pranë autostradës Fier-Vlorë, tre siguracionet që duhen...

Shkrumbohet një kamion i ngarkuar pranë autostradës Fier-Vlorë, tre siguracionet që duhen njohur

Një kamion i shkrumbuar nga flakët në autostradën Fier-Vlorë, na sjell në vëmendje tre siguracione të rëndësishme që aktivizohen në këtë rast.

  1. SIGURACIONI KASKO

2. SIGURACIONI CMR

3. SIGURACIONI I MALLIT NË TRANSPORT

Siguracioni i parë është KASKO. KASKO, njësoj si KASKO-t e automjeteve, edhe në rastin e kamionit, në varësi të risqeve të përfshira në mbulim, do të garantonte dëmtimet aksidentale, thyerjet e xhamave, dëmet nga zjarri, rrufeja dhe eksplozioni, katastrofat natyrore, vjedhjet ose vjedhjet e pjesshme, dëmtimet në parkim, aktet keqdashëse, AUTOSOS dhe GPS.

Në rastin konkret, nëse shkak i zjarrit është bërë një defekt i brendshëm i kamionit, siç raportohet nga pistat e para policore, siguracioni KASKO, edhe nëse është i vlefshëm, nuk aktivizohet. Defektet e brendshme elektrike nuk përfshihen në mbulimet KASKO.

Po cilët janë dy siguracionet e tjera që duhen njohur.

Nga dy perspektiva, e drejtuesit transportues, është siguracioni CMR, përgjegjësia e transportuesit dhe tjetra, SIGURACIONI I MALLIT.

CMR siguron përgjegjësinë e drejtuesit ndaj mallit që po transporton.

CMR dëmshpërblen të siguruarin kundrejt përgjegjësisë ligjore të të siguruarit si transportues, sipas kushteve të kësaj kontrate sigurimi të bazuara në Konventën për Kontratën e Transportit Ndërkombëtar të Mallrave me Rrugë Tokësore (C.M.R.)

Në rastin e ngjarjes së fundit, kur mallrat u dëmtuan gjatë transportit, është e rëndësishme të pritet përfundimi i hetimit për të përcaktuar shkakun e saktë. Sigurimi i përgjegjësisë së transportuesit sipas CMR-së aktivizohet vetëm kur dëmtimi nuk lidhet me një nga përjashtimet e parashikuara ligjore. Këto përjashtime përfshijnë, ndër të tjera, dëmet nga lufta, trazirat civile, aktet terroriste, veprimet e qëllimshme të të siguruarit ose të palëve të treta, rrjedhjet normale, konsumimi, paketimi i papërshtatshëm, vonesat, paaftësia financiare e transportuesve, përdorimi i armëve bërthamore, dhe disa kategori mallrash si monedha, objekte të çmuara apo letra me vlerë. Në këto kushte, para se të kërkohet dëmshpërblimi, duhet të konfirmohet që ngjarja nuk hyn në ndonjë nga këto kategori përjashtuese. Vetëm pasi të sqarohet kjo, sigurimi CMR mund të veprojë dhe transportuesi të mbrohet ligjërisht për dëmet e pësuara.

Nga perspektiva e porositësit, apo pritësit të mallit që po transportohet, është edhe sigurimi i mallit në transport.

SIGURACIONI I MALLIT

Ndërkaq, me 0.15%-0.30% me bazë faturat e mallit, si siguracion, malli i djegur bashkë me kamionin, do të dëmshpërblehej nga siguracioni.

Në rast se fjala vjen, kamioni ka qenë duke transportuar 6 tonë grurë, që në faturë kanë vlerën 360,000 Lekë, për 540 Lekë -1080 Lekë mund të sigurohej vlera e mallit dhe të dëmshpërblehej e plotë nga siguruesi.

Nëse për KASKO dhe CMR, në rastin konkret duhet pritur e plotë përgjigjja dhe hetimi i eskpertizës policore për shkaqet, për të parë përputhshmërinë me kushtet e kontratës së sigurimit, KASKO apo CMR, për çdo rast, sigurimi i mallit në transport, nga perspektiva e pritësit apo porositësit, do të ishte i pari dhe më i shpejti nga siguracionet që do të aktivizohej.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat