Një market është përfshirë nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plepave, ku flakët kanë shkrumbuar totalisht biznesin.
Përhapja e flakëve është ndikuar edhe nga materialet dhe produktet që ndodheshin brenda në dyqan.
Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të shumta. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.