Ka shkuar në afro 500 numri i qytetarëve që janë paraqitur në spitalin klinik të Krujës me shenja të helmimit.
Burime pranë këtij spitali bën me dije se afro 130 qytetarë të tjerë, përfshi edhe fëmijë, janë paraqitur gjatë mbrëmjes së të martës dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Simptomat janë thuajse të ngjashme për të gjithë pacientët: të vjella, diarre, dhimbje barku dhe temperaturë.
10 persona që kanë patur komplikacione më të rënda janë shtruar në spital. 3 prej tyre janë fëmijë, ndërsa 7 të tjerë janë të rritur.
Në një reagim zyrtar të Ujësjellësit të Krujës u tha se shkak paraprak për helmimin e banorëve, është kontaminimi i ujit të pijshëm si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të shtunën dhe të dielën, veçanërisht në vendburimin e Malësisë së Krujës ku është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë.
Ndaj nisur nga kjo situatë Ujësjellësi i Krujës urdhëroi ndërprerjen e furnizimit me ujë të banorëve dhe furnizimin e tyre me anë të botëve.
Do jetë ISHP ajo që do të nxjerrë nëpërmjet analizave shkaqet reale të këtij helmimi masiv.
Ngjarje si kjo e Krujës na rikujtojnë edhe një herë nevojën e Sigurimit Privat të Shëndetit.
Ndodhi të tilla mund të na gjejnë të papërgatitur ekonomikisht ndaj SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon rekomandon “Sigurimin nga aksidentet“.
- paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme ose humbjen e jetës të siguruarit të shkaktuar nga aksidente të ndryshme qe mund te ndodhin gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale ose jashtë saj
- aksidente si helmimi, mbytja, ngrirja, sforcimet fizike etj
- humbje jete apo paaftësi totale të përhershme
Për më shumë informacion klikoni në www.sigal.com.al
Ose na shkruani në WhatsApp: +355 68 60 62 829
Akoma nuk je siguruar?