Një seri rekordesh në temperatura, ngrohjen e oqeaneve dhe akullit në detin e Antarktidës kanë alarmuar shkencëtarët, të cilën vlerësojnë se shpejtësia dhe koha në të cilën po ndodhin fenomenet është e paprecedentë.
OKB ka paralajmëruar se valët e rrezikshme të të nxehtit në Europë mund të thyejnë rekorde të mëtejshme.
Shkencëtarët pohojnë se është e vështirë të lidhësh menjëherë ngjarjet me ndryshimet klimatike, pasi moti dhe oqeanet janë shumë komplekse. Teksa po zhvillohen një numër studimesh, ekspertet druhen se disa prej skenarëve më të këqij po bëhen tashmë realitet.
“Sipas tendencës që po shohim nuk duhet të presim një klimë stacionare. Nuk do të ketë një normalitet të ri, sa i përket klimës, por ajo vetëm do të vazhdojë të ndryshojë. Të gjitha të dhënat sugjerojnë se do të shohim rritje të intensitetit dhe frekuencës së valëve të të nxehtit”, tha John Nairn, ekspert për të nxehtin ekstrem.
Sipas studiuesit, Dr Paulo Ceppi nga universiteti Imperial College ne Londer, toka është tani në një territor të pa eksploruar, për shkak të ngrohjes globale nga karburantet fosile dhe fenomenit el nino, sistemi natyror Ingrohjes së motit, i pari qe prej 2018-s.
Bota përjetoi ditën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në muajin korrik, duke thyer rekordin e temperaturës mesatare globale të shënuar në 2016-tën.
Temperatura mesatare globale i kaloi 17 gradë për herë të parë duke shënuar 17.08 në 6 korrik sipas shërbimit të BE te monitorimit të klimës, Copernicus.
Sipas ekspertëve, vala e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Mesdheun, Amerikën e Veriut, Afrikën dhe Azinë, pritet të vazhdojë edhe përgjatë gushtit me temperatura mbi 40 gradë celsius.
Ndryshimet klimatike kërcënim edhe për Shqipërinë
Sipas parashikimeve, i gjithë kontinenti do të përballet me përmbytje dhe zjarre, qoftë edhe me ngrohjen në nivelin më të ulët që është parashikuar nga ekspertët, ndërkohë që Marrëveshja e Parisit parashikon kufizimin e ngrohjes globale në jo më shumë se 1.5-2 gradë nga niveli para-industrial.
4 mijë katastrofa natyrore në Shqipëri në 150 vitet e fundit
Sipas raportit 2018, të FAO ( Food and Agriculture Organization, të Kombeve të Bashkuara) në Shqipëri në 150 vitet e fundit kanë ndodhur 4000 katastrofa natyrore. Vetëm në 20 vitet e fundit nga përmbytjet e mëdha është shpallur tre herë gjendja e “Katastrofës Natyrore”.
Shqipëria, një vlerë sa 90% e PBB-së është e ekspozuar ndaj katastrofave
Një studimi i mëparshëm Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të ekspozuara ekonomikisht nga risku i shumëfishtë i katastrofave natyrore, me gati 90% të PBB të ekspozuar në risk nga katastrofat natyrore.
Rëndësia e të qënurit i siguruar
Për arsyet e sipërcituara dhe jo vetëm, ekspertët e sigurimeve kanë kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që të sigurojnë shëndetin dhe pronën, si mënyra më e mirë për ti dalë përpara të keqes.
Ne nuk duhet të presim që zjarri, uji apo tërmeti të na mbërrijë tek dera dhe më pas të rrimë dyerve të institucioneve shtetërore për ndihmë, por duke qenë të siguruar privatisht, për çdo dëm që pësojmë kompensohemi në vlerën reale dhe në kohë sa më të shpejtë.
Siguracioni ruan pasurinë dhe ul riskun financiar
Shumë katastrofa nuk mund të shmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithsesi efektet e tyre ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet një manaxhimi të mirë dhe parandalimi.
Sigurimi i pronës ndikon në jetën e gjithkujt dhe në gjithë ekonominë e vendit. Nga vlerësimi dhe matja e riskut të katastrofave, modelimi i tij, ne do të përpiqemi të tregojmë se cilat janë mënyrat më të mira për të manaxhuar riskun që lidhet me ngjarjet katastrofike, sa i kushtojnë ekonomisë dhe si mund të implementohen në vendin tonë.
Fatkeqësitë natyrore janë të shoqëruara me humbje në numër të madh jetësh njerëzish, me dëme kolosale të karakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit në zhvillimin ekonomik të vendeve, si dhe këputjen e zinxhirit të ekuilibrave mikro dhe makro-ekonomike.
Vitet e fundit shpeshtimi i i ngjarjeve me natyrë katastrofike dhe rritja e dëmeve të shkaktuara prej tyre, shihen si një kërcënim i madh për zhvillimin ekonomik, social dhe human në shumë zona të prekura ose që rrezikojnë të preken prej tyre.
Ndikimi i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.
Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.
Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë ndikimin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.
Në rastin e qeverisë, sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë ndikimet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.
Sigurimet e Pronës, ende shumë lirë dhe vetëm një klik larg
Për fatin e mirë të qytetarëve shqiptarë, Sigurimi i Pronës në vendin tonë është ende shumë i lirë.
Për shembull, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, e ofron duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit
Për më tepër, Siguracionet e Pronës tashmë mund ti blini, Online, kudo që të ndodheni.
Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg.
Hyni në https://sigal.com.al/online/ dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.
Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha. Nëse edhe ti akoma nuk je siguruar, mos prit më. Siguroje tani pronën dhe vijo jetën qetësisht…
Merrni një ofertë tani duke shkruar në:
WhatsApp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]